Tramundanë lirike

Kultura

Tramundanë lirike

Nga: Albert HABAZAJ Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Trioja e famshme vlonjate Reshat Osmani, Meliha Doda, Kostandin Thana

Vlonjates nga Kosova, të famshmes Meliha Doda
Me një mall sa deti
Për Meliha Dodën,
Po e nis një këngë
Si nderim për Vlorën.

Ref.: Lule e pavyshkur
E këngës magjike,
Buzagaz pranvere,
Tramundan' lirike.

Nga Kosova bijë
Dhe nuse në Vlorë,
Spërkatur me hënë,
Larë me dëborë.
Me Kostandin Thanën,
Me Reshat Osmanin,
Mbanin me ju iso
Bilbilat e malit.

Thëllëzat e fushës
Në konkurse maten,
Gjerdani i gushës-
Trioja vlonjate.

Meliha, je fati
Për këngën e Vlorës.
Zëri yt si mjalti-
Më i mir' i botës!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat