Prof.Dr. Bajram Shabani, apo Njeriu me dritë në sy! - Bota Sot
Prof.Dr. Bajram Shabani, apo Njeriu me dritë në sy!

Kultura

E enjte, 24 maj 2018

Prof.Dr. Bajram Shabani, apo Njeriu me dritë në sy!

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 14 shkurt 2018 Në ora: 13:50
Prof.Dr. Bajram Shabani

Thonë se forca (fuqia) dhe enërgjia e një mendimi të thellë, racional dhe pozitivist, në domenin ose kontekstin e njohur shkencor ose akademik, mund t´i vëjnë në levizje tokën (planetën) së bashku me gjithësinë ose universin tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se nën ujë, nën tokë, nën diell ose në qiellin ose universin e pafund, asgjë nuk është e pamundur dhe përfundimtare për ekspertët ose shkenctarët e fushave të ndryshme. Dhe, Prof.Dr. Bajram Shabani është padyshim njeri prej ekspertëve ose shkenctarëve më të shquar shqiptarë në fushat e njohura të xehëtarisë dhe gjeologjisë.

I edukuar dhe diplomuar në Fakultetin e Shkencave Xehëtare-Mineralogjike pranë Universitetit të Tuzllës si dhe i specializuar (magjistruar) dhe promovuar (doktoruar) në Universitetin e njohur të Zagrebit dhe Tiranës: Si Profesor shumëvjeçarë në Fakultetin e Shkencave Xehëtare-Metalurgjike pranë Universitetit të Prishtinës, respektivisht në Fakultetin Xehëtar-Metalurgjik (FXM) në Mitrovicë, si drejtor dhe ekspert i shquar për disa vite ose dekada me radhë në Minierën e njohur të Boksitit të Klinës, ligjerues ose profesor ordinarë dhe doktor i shkencave gjeologjike, autor i dy librave (veprave) shkencore ose univerzitare, i me tepër se 5O punimëve të ndryshme shkencore ose metodologjike në fushat e ndryshme të xehëtarisë dhe gjeologjisë dhe kështu me radhë, Prof.Dr. Bajram Shabani ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë e përgjithshme të xehëtarisë dhe gjeologjisë shqiptare si dhe të asaj botërore ose ndërkombtare. Emrin e Profesor Bajramit (Shabanit) sot e përmendin ose lakojnë me respekt të posaçëm dhe konsideratë të lartë edhe shumë figura (personalitete) eminente ose prominente të arsmit, shkencës, kulturës, politikës dhe diplomacisë vendore dhe ndërkombtare, ndër të cilët edhe ish Presidenti historik i SHBA-së dhe miku i madh i Kosovës dhe Shqiptarëve, Bill Clinton (Bil Klinton) i cili i dërgon edhe një letër mirënjohëse ose falenderuse Profesor Bajram Shabanit -lidhur me angazhimin dhe kontributin e tij shkencor ose akademik në Kosovë dhe gjithandej.

Se këndejmi, janë gjaku, delli (damari), akribitetit, eruditeti, luciditeti dhe subtiliteti i njohur shkencor ose akademik së bashku me integritetin, karismen, ekskluzivitetin, shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore ose akademike, ato që pedagogun (profesorin) ose akademikun e lartëpërmendur shqiptarë nga Kosova, z. Bajram Shabani, e bëjnë figurë ose një personalitet të veçantë-përmasash ose dimensionesh të larta kombtare dhe ndërkombtare. Duke e ngritur ose promovuar kështu edhe në Instancë të lartë morale, profesionale, shkencore ose akademike, respektivisht, në një institucion të posaçëm dhe të fuqishë mendor dhe ideor në jetën ose botën e njohur shkencore, intelektuale ose akademike. 

Për me tepër ndërkaq, qielli i kaltërt -blu, konstelacioni, respektivisht, 'ansambli' ose 'baleti i yjeve', 'muzika' ose 'melodia e thellë' e tokës së dashur atërore dhe stërgjyshore së bashku me 'galerinë' ose pasurinë e madhe nëntokësore ose gjeologjike të Kosovës, e kanënxitur (provokuar) ose preokupuar shpesh ose vazhdimisht mendjen e ndritur, respektivisht, kokën e mençur ose gjeniale të Prof. Dr. Bajram Shabanit. Duke i nxitur dhe stimuluar në ketë sfond edhe narrativin, akribitetin ose 'opus magnusin' e tij shkencor ose hulumtues, për të studuar, gjurmuar ose hulumtuar akoma më shumë në resurset ose pasuritë e shumëta xehëtare ose nëntokësore të Kosovës. Proesor Shabani, ishte Ai që dikur, në kohën e sundimit, robërisë, tiranisë, eksplatimit dhe shfrytëzimit të egër të Kosovës nga Serbia, si profesor univerziteti dhe drejtor i Minierës së Boksitit në Klinë, atëbotë u vuri embargo ose bllokadë totale serbëve dhe rusëve në eksplatimin ose liferimin e boksitit të Kosovës në Rusi. Duke u shprehur asokohe se nga boksiti i pasur i Kosovës, mund të prodhohet ose përpunohet urani (uraniumi) i pafisnikëruar nga i cili mund të prodhohen edhe bombat e ndryshme nukleare ose atomike në Rusi ose me konkretisht, në ish BRSS-së. Ndërkohë që Prof.Dr. Bajram Shabani ka bërë studime, analiza, ekspertiza, hulumtime, anamneza dhe ekzaminime të shumëta shkencore ose metodologjike edhe në resurset ose pasuritë tjera hidrografike dhe xehëtare-metalurgjike të Kosovës, duke u shprehur se aty ku qielli është i pa re, gjegjësisht, i kthjellët dhe i kaltërt-blu, aty ka pasuri ose rezerva të shumëta ari dhe platine e kështu me radhë. Me fjalë tjera, rubikoni ose grafikoni i pleshmërisë ose kontributëve të njohura shkencore dhe profesionale të z. Bajram Shabani, gjithëmonë kanë njohur dhe shënuar rritje dhe avansime të vazhdueshme nëfushat ose disiplinat e lartëpëmendura shkencore ose metodologjike. Eruditët e njohur shkencor ose poliedrikë, nuk shikojnë kurrë në orë ose kalendar. Fusha e tyre është koha..;

Do shtuar në vazhdim se në esencën ose substancën e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose akademike të Profesorit Bajram Shabani, pos anës shkencore ose profesionale, ishin ose janë syzimi dhe kompromisi i mundshëm në mes evolucionit, empirizmit, narracionit, kriticizmit dhe racionalitetit të njohur shkencorë dhe humanist. Gjegjësisht, studimet dhe analizat e holla (të thella) shkencore ose akademike mbi reaksionin dhe inter(e)aksionin e brendshëm shkencorë ose metodologjikë, si dhe mbi reflektimet, referimet ose interferimet e ndryshme eksternne, eksplikative ose interaktive në botën e sotme shqiptare ose kosovare. Sidomos në ideologjinë ose kauzalitetin e njohur shkencor, intelektual, kulurorë ose akademik të individit dhe kolektivitetit. Duke menduar në arsimin, shkencën dhekulturën si ideologji, respektivisht si kauzalitet i lartë shtetror, nacional, historik dhe patriotik. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe aspektët e njohura metafizike, transcendentale, ontologjike, gneseologjike, epistemologjike, antropokulturore, antropohistorike dhe të tjera.

E tërë kjo më qëllim të bartjes (transferimit) dhe bashkimit ose konvencionalizimit të së veçantës me të përbashkëtën e njojur shkencore ose humaniste. Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e universumit (universit) të pafund në vet forcën ose fuqinë e tij centrifugale ose gravitative së bashku me bazën hyjnore ose profetike të çdo qenie njerëzore si dhe të çdo gjëje tjetër ekzistuese të ngritur ose projektuar në "mbretërinë e lartë" të ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, sipas profesor Shabanit, e bën të përjetshme, aktuale ose gjithëmonë udhërrefyese formulën ose sintezën e njohur shkencore ose humaniste.

P.S.  Nga CV-ja e Prof.Dr. Bajram Shabanit:

Bajram Shabani ka lindur me 1O gusht të vitit 1947 në Dobrigje të Gjakovës (R. Kosovës)

Ai është baba i katër femijëve: dy djemve dhe dy vajzave. 

Shkollën fillore e ka kryer në Deçan (Gramaçel), e ka mbaruar Gjimnazin "Hajdar Dushi" në Gjakovë, me 1966; Fakultetin e Xehëtarisë dhe Gjeologjisë në Univerzitetin e Tuzllës-Departamenti i Xehëtarisë me 197O. 

Studimet postdiplomike (pasdiplomike) i ka ndjekur dhe përfunduar me sukses në Univerzitetin e Zagrebit, respektivisht, në Fakultetin Gjeologji-Miniera me temën " Vlerësimi ekonomik i Pellgut të thëngjillgurit (qymyrgurit) të Dukagjinit -Kosovë", fusha: Ekonomia minerlae"

Në Shtator 1992 dhe tetor të vitit 1994, pranë Univerzitetit të Tiranës, respektivisht, në Fakultetin Gjeologji-Miniera, ka mbrojtur doktoraturën në temën "Vlerësimi gjeologjiko-ekonomik i Pellgut qymyrmbajtës të Dukagjinit në Kosovë", fusha: "Venburimet e mineraleve të dobishme".

Thirrjet (gradat) shkencore dhe aktivitetët pedagogjiko-akademike të Prof.Dr. Bajram Shabanit:

1977-198O- Asisistent i lëndës "Teknologjia e Eksplatimit Sipërfaqësor" në Fakultetin Xehëtaro-Metalurgjik (FXM) në Mitrovicë;

198O-1995-Ligjerues univerzitar i lëndës "Hulumtimet e vendburimeve minerale"

1995-2OO4-2OO5- Në thirrje të Docentit dhe Doktorit Ordinar të Shkencave, Ligjerues i lëndës "Teknologjia e Eksplatimit Sipërfaqësor"

Autor i dy tekstëve univerzitare "Hulumtimet e Vendburimëve të Para Minerale" dhe "Shpimet Kërkimore me Injektim" ( Prishtinë 1997 dhe 1999)

Autor i mbi 5O punimëve shkencore ose akademike, pjesëmarrës i kurseve dhe trajnimëve të shumëta në shkallë kombtare dhe ndërkombtare, drejtor, udhëheqës i me tepër se 5O diplomave univerzitare, i 2 magjistraturave dhe 4 doktoraturave shkencore pranë FXM në Mitrovicë, udhëheqës dhe deri në menaxher kryesor në Minierën e Boksitit-Klinë etj. Profesor Bajram Shabani flet anglisht, gjermanisht, italisht, serbo-kroatisht dhe rusisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test