Paditet kompania e Harvey Weinstein

Kultura

Paditet kompania e Harvey Weinstein

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:10
Harvey Weinstein

Prokurorët e New York kanë ngritur padi kundër Weinstein Company, nën dyshimet se kjo studio nuk ka arritur që ta mbrojë stafin nga producenti Harvey Weinstein.

Ish producenti i Hollywood është duke u përballë me dyshimet për abuzime seksuale, përfshirë dhunime, por që është mohuar të ketë pasur seks jokonsensual, shkruan BBC.

Padia e ngritur lidhet me abuzimin seksual që iu është bërë punëtoreve dhe kërcënimet verbale për vrasje të stafit.

Avokati i Weinstein ka thënë se hetimet e mëtejme do të tregojnë se shumica e dyshimeve kanë qenë të pavenda.

Në lidhje me padinë ende nuk është bërë ndonjë koment nga Weinstein Company.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat