Unë rreze hëne në ëndrrat tua - Bota Sot
Unë rreze hëne në ëndrrat tua

Kultura

E shtunë, 18 gusht 2018

Unë rreze hëne në ëndrrat tua

Nga: Yll H.Ymeri Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:55

Çkemi?

Po shkruaj këtë letër pasi ndjejë një zbrastësi mbrenda vehtës,po e ndjejë sikur i ka ardhë fundi rrugtimit tim në këtë botë.Disi më mëngjesët nuk e kanë atë aromën e freskët si më herët,më mungojnë ato kohët e vjetra që mblidhnim lule në pranëverë por tani më s'ka kuptim asgjë.

Edi çfarë më vret më së shumti?!

-Më vret që s'munda t'a shprehja dashurinë kur ishte koha e duhur,kur ndjenjat ishin aso kohe të freskëta e të sinqerta që s'munda t'i bëja as dy fjalë bashkë për të folur në rrugë por vetëm të shikoja se si ecje,se si era luante me flokët tua të gjata e se si ju jepje të tjerëve dashuri me vetëm një buzëqeshje që i mbushte plot jetë.

Në këtë shekull më dashuria nuk triumfonte por unë ende luftoja,luftoja që dashuria mos të shuhej asnjëherë.

Të gjithë dashuronin shumëçka e unë dashuroja vetëm buzëqeshjen që buronte nga shpirti i pastërt.

E kam shumë të vështirë t'i themë shumë gjëra por tani mund t'i themë se nuk do mund t'i dëgjoj as gëzimet e as pikëllimet sepse e ndjejë se si ngadalsohet frymarrja ime e se si më ikën shikimi çdo ditë e më shumë.

Do pendohem që s'munda t'a fitoja përqafimin tëndë që të mund të m'a ngrohë zemrën në këtë periudhë të vështirë.

Do pendohem që s'mund të jam pranë teje kur të tjerët do mundohen të të lëndojnë

S'do mund të jam afër teje kur të jeshë e gëzuar e kur t'i fitosh betejat e suksesit.

Por kështu është më mirë,që të mos e dish asnjëren nga këto vetëm të keshë lumturi gjatë tërë jetës.

E unë edhe pse po iki,do të dërgoj trëndafila te bardhë çdo muaj që të tregoj sa e veqant je,të të tregoj se buzëqeshja jote shkrinë akullnajat e shuan zjarrin por mbi të gjitha i çelë lulet e pranëverës.

Do të shikoj çdo herë nga lartë e do të dërgoj hënën tek dritarja natën  që të tregoj që s'je vetëm!

Do të kujtoj përjetë!

Me shumë dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test