Gjysmë shekulli në ekspozitë

Kultura

Gjysmë shekulli në ekspozitë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Ekspozita “Rrënjët e shtetit”

Shënimi i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka vazhduar edhe sot në qendrën e Prishtinës, ku është hapur ekspozita “Rrënjët e shtetit”, derisa rreth 500 fëmijë ishin pjesë një karnevali.

Ekspozita kishte në fokus ballinat e medieve botërore, të cilat si referencë e kishin shtetin e Kosovës dhe periudhën 50 vjeçare,  prej 68-tës e deri në 2008-tën, Pavarësinë e Kosovës.

Pamjet të cilat ofronin tablot e ekspozitave, ishin kryesisht nga historia e Kosovës, periudhat nëpër të cilat kaloi populli shqiptar dhe personalitetet e njohura që ndikuan në formimin e historisë.

Organizatorët e kësaj ekspozite, Ardian Arifaj dhe Adil Behramaj, anëtarët e këshillit organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarsisë, e kanë ideuar dhe realizuar këtë projekt.

Ardian Arifaj, ka folur për idenë e këtij projekti, si vazhdimësi e aktiviteteve tjera në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë. Ai tha se është një mënyrë e re për shpalosjen e historisë dhe rrugëtimit të Kosovës.

“Emri i saj tregon më së shumti RRËNJËT E SHTETIT, tregon nëpërmjet ballinave të medieve ndërkombëtare 50 vitet e Kosovës”, tha ai.

Janë vendosur në sheshin “Skënderbe”, gjithsej 15 korniza me ballinat e medieve ndërkombëtare, kryesisht 110 pamje për Kosovën.

Këto tablo do jenë në shesh përgjatë 3 ditëve tjera.

Përndryshe, aktiviteti i parë për sot ishte karnevali i fëmijëve, ku morën pjesë më shumë se 500 fëmijë. Ky aktivitet kishte filluar në orën 13:00 dhe ka zgjatur 2 orë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat