Përse

Kultura

Përse

Nga: Skender M. Hoti Më: 24 janar 2018 Në ora: 20:19
Skender M. Hoti

Qyteti im plis-bardhë,

qënga mesjeta, a antika,

 i shpërlarë nga tre lumenjë të bardhë

e i përlarë nga rreze të ngrohëta dielli,

i pasur e rrethuar me pyje, male,  kodra, kodrina;

përroje, procka, xehe-minerarina,

që përmbajnë plumb, ar e margaritar,

 prore edhe sot e mot-mot,

me hile e pa hile,

të ndanë, shiten e coptuanë !

Ti mbete pre e huaj!

pre katilësh uzurpuesë e pushtuesë!

pre lakmitarësh hileqarë, kameleonë kuazi-shqiptarë!

 

Qyteti im plis-bardhë,

me gra e burra shtat-hedhurë,

të shëndoshë e të gjatë,

 të bardhë e të bukurë, për lakmi!

skofiarë, zemër-gjërë e "menqurakë!",

që kurrë s' punuat per vehtën tuaj,

por, për të mirën e tjetërkuj(t)!

të dhelpërakëve, dinakëve, sahan-lëpirësëve...

që t'rjepën e dhunuan,

t'plaqkitën e helmuan...!

Fatkeqësishtë u bëtë:

mashë romaku e bizanti;

kukulla osmani e serbijani;

dorë e zgjatur e turrli krimineli e hajni...!

bile, kush deshti: i pari e i mbramti

të gjithë e një nga një:

monarkistë e demokratë,

vezir, aga, spahi e pasha;

komunista, leninista, e nacista…

 të ndrydhën e shtrydhën!

dikush me çekan e lopatë guri,

dikush me kazëm e qerre druri,

po këta serbët me lodera e bulduzera

shterrën edhe nëntokën në zgafella...

na helmuan: tokën, ujin e ajrin

me plumb, arsen, zink, merkur, kadmium...

na arestuan, burgosën minatorët,

na i helmuan nxënësit, studentët e profesortë!

na vranë, gjymtuan, dhunuan e debuan...

vetëm përse jemi e ishim plis-bardhë:

Ilir, arbrorë, dardan, shqipetarë!

që nuk e duam vëllai-vëllaun...,

por e duam të huajn, dhe bashkëpunëtorët tradhëtarë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat