Rilindje e Fjalës

Kultura

Rilindje e Fjalës

Nga: Donart Rexhbogaj Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:35
Ilustrim

Rilindje e Fjalës

Ngjyra t'ngatërrueme
t'pshtjelluna marrëzisht,
pushtuan me harmoni
nji za' t'vjedhun
t'frikësuem nga heshtja!
Melodi e çartun
e shortueme rastësisht,
puthitej me ajrin
skaj gjuhës së verbueme.
Nji za'
qi s'bante za
ngujuem prapa grilave,
i zanë rob
prej pështymës me fluska,
leçitej rreth gojës
egërsisht..
Sytha tingujsh 
t'dehun nga gjaku
frymuan ngadalë
nën hijen e buzëve të çara..
Matanë gufonte deti
duhi prej s'vërteti
çau valën
qi kishte në zemër..
Varrosi boshëllëkun e mbushun,
busulla u kthye n'pikën e vet
gërrye ka fytin shumë herë
Se
Fjala i lindi pas shumë kohësh!


Zhurmë e Nëntokës

Shpërtheu shkëndijë 
Mbi vetullat e vrame
Përleshen gishtat e zverdhun,
Që po i mbajnë mëni
Tymit të mjegulluem në harresë.
Lavde kishin qejf, po për shêjtni!
Vjeshtës së trishtë
Ja hodhën edhe këtë herë
Si Dhelpna-Korbit,
E çnderuan me hirin e drujve të djegun
Që s’ia falën dot
At’ gjethin e flakëruem në arë.
Shiu tashi, gërmonte fatin e humbun
Mbi  dheun e thinjur
Hileqar..
Fijet e barit janë harlisë
Udhë me plagë kanë zotnue.
Tokës me sehir
Ja zhveshën kostumin e kohësisë
Qysh se
Puthjen e banë mëkat për vete,
E kohës ja mveshën
Rrobat e tokës
Që pluhuni i kishte kaplu
Shekujve të robnum,
Kërcelitje e gishtave
Zhurmë e Nëntokës!


Pse kjan Hana

Nji natë Hana ish zemnue
zemër plasun, po vajton
shikjon Zanat që po ikin
thellë ndër male me mrizue.
Pret errësinen me ba dritë
fatëzeza ma s'po duron
Yjet, shpejt po i t’vetë:
Bijt e mi, pse ikën zanat!?
Nuk i shoh tek vallëzojnë,
as te gurra mu freskue
veq heshtas e kokë ulun
vazhdojnë rrugën të trishtueme...
Ç'faj kam ba? Unë e mjera!
A mos ndoshta me janë idhnue
që spo shndris ma si dukur
mos Drita eme, me âsht rrallue?!
Jo, moj Nanë, t'i kjofsh bekue
zanat ty, s'tu kan idhnue
I kem pa do t'pa besë
me plumb pushke
na i kanë plague!


Kënga e Lakuriqëve

Para se agu të zgjohej
Lakuriqët përshëndeten
stinën e  tyre.
Me vrapin e kohës
bredhnin vërdallë shtigjeve të mjegulluara.
Qetësia e ndaloi valsin e saj monoton
si fantazmë
strukej thellë në lëvozhgën e saj.
Shpellës së ngrysur, 
ju afruan ngadalë
nga lotët e drobitur
shiun  kthyen në breshër.
Pllaje e tatëpjeta
përqafonin puplat e qullosura
e melankolia e moçaleve
përkundte shushurimën e krahëve të plagosur..
Shkumëzat u çanë
Shkrepave në skaj
Ushtoi një shkëmb 
Frymoi një frymë
Të shtëna u dëgjuan...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat