Ansambli “Shqiponja” hap vitin 2018, vitin e Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar.

Kultura

Ansambli “Shqiponja” hap vitin 2018, vitin e Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar.

Nga: Agron Pllumaj Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:11
Pamje nga Shkodra

 Në Malësinë e Madhe të mbi Shkodrës, është hapur vitit 2018, Viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me një program të pasur kulturo-artistik, të organizuar nga Ansambli “Shqiponja” në QIK “Malësia” të Tuzit me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit heroit tonë kombëtarë.

Edhe kesaj rradhe u tregua se salla e QIK “Malësia” në Tuz është shumë ama shumë e vogel për koncertet e Ansamblit “Shqiponja”, një ansambël I sukseshëm që ruan dhe kultivon dhe promovën  traditën dhe kulturën  shqiptare të këtyre viseve, edhe me pjesëmarrëje në nivele ndërkombëtare.Manifestimi i cili filloj me intonimnin e himnit kombëtar, para publikut malësor shoqëritë pjesëmarrëse kishin përgaditur interpretime të bukura të këngës dhe vallës shqiptare,  dhe po ashtu u dha edhe një dramë e shkurtër për kryeheroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin, të intepretuar nga grupi i aktorëve të Asamblit “Shqiponja” Me këtë rast dua ta falenderoj korin profesional “Rozafa Ekspression” nga Shkodra, me drejtor artistik dhe mjeshter kori prof. Zef Çoba, nën percjellje me piano të prof. Klevis Gjergji.

Falenderoj SHKA't nga Malësia, “Besa” nga Trieshi,”Koha” nga Dinosha, “Liria” nga Mileshi’ dhe Ansamblin “Trendafilat e Shën Terezes” nga Ulqini, Grupin nga Shkodra Jozef Palushanin, Silva Palushanin, Roki Molla, mandej Lahutarin Jonuz Delaj dhe rapsodin Viktor Paloken që ishin me ne në këtë koncert madhështorë. Poashtu falenderoj prof. Mark Junçaj i cili mbajti fjalen e rastin për nder të shenimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Falenderoj poashtu Kolë Zagreda dhe Mark Gjolaj dy persona qe ndihmuan dhe po ndihmojn Ansamblin Shqiponja, mbas z. Rrok Camaj dhe Tomë Nika Camaj që dhanë dhurata simbolike për këtë rast, televizionin e pamvaruar shqiptar Tv Boin, fotografin tonë Bernard Hasanaj dhe të gjithë ata që na perkrahen. Një falenderim i veçant i takon pronarit të restorantit Verdi z.Leon Camaj i cili si çdo herë na ka qëndruar afër ,dhe të gjithë të tjerët që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat