Në dymbëdhjetëvjetorin e vdekjes fizike të Presidentit Ibrahim Rugova

Kultura

Në dymbëdhjetëvjetorin e vdekjes fizike të Presidentit Ibrahim Rugova

Nga: Zenun Zeqa Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:38
Ish-presidenti Ibrahim Rugova

Me dy dhjetor të vitit dyzet e katër

Në fshatin Cercë u lind një djalë,

Në fshatin Cercë u lind një trim

E pagëzuan me emrin Ibrahim.

 

U rrit djali pa babë - jetim

Kur mësoi që babanë ia kishin fra shkijet,

Plot me lot iu mbushën sytë.

Ah Serbi moj shtrigë e keqe

Në Kosovë s’të ka mbetë vend tjetër.

 

Në Kosovë kurrë ma s’ke me sundue,

Kthejë shputat thembrat kah i ke prue,

Se këto fjalë ai nuk  harroi,

Për liri dhe demokraci të Kosovës

Deri në vdekje ai punoi.

 

Më njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e nëntë

Lidhjen Demokratike e formon,

E formoi  Lidhjen Demokratike      

Për t’ju dalë zot trojeve të Dardanisë Antike.

 

Më njëmijë e nëntë qind e nëntëdhjetë

Ngjarje e madhe s’harrohët përjetë,

Në  Amerikë Rugova  ka shkue

Në Shtëpi të Bardhë me Klintonin u takue.

 

Në Shtëpi të Bardhë tue bisedue

Me këto fjalë Billit ai ju drejtue,

Mik i përjetshëm je për mue,

Me na  ndihmue prej shkjaut me u çlirue.

 

Rugovë hiç dert mo ski

Shko në Kosovë ti!

Shkoni ju shpalleni Republikën

Se aty e keni Amerikën!

 

Sa me gëzim këto fjalë i ndëgjoi

Ju duk gjatë në Kosovë me ardhë,

Me delegatë të Kuvendit bashkëpunoi

Me dy korrik njëmijë e nëntëdhjetë,

 

Në pikë të ditës në ora dymbëdhjetë

E shpallin  Kosovën Republikë përjetë,

Republikë  u shpall Kosova

President i parë u zgjodh  dr. Rugova.

 

Se premtimin e dhënë e realizoi,

Me njëmijë nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë,

 Në krye të NATO-s, Serbinë e bombardoi,

Dhe në bashkëpunim me Ushtrinë Çlirimtare,

E hoqëm Kosovën  nga kthetrat serbosllave.

 

Me njëzet e një janar dymijë e gjashtë

U dridh toka në të katër anët,

Në të katër anët  u dridhë  toka

Ka ndërrue jetë President  Rugova.

                                                            .

Shumë liderë  erdhën nga e gjithë bota

Për t’i dhënë lamtumirën fundit dr.Rugovës;

Ai do të jetojë  me vepra sa të jetë jeta

Me pietet e kujton Zenun Zeqa             

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat