Cikël poezish të shkurtra: Vaktet e shkuara t’i shtrydh edhe njëherë

Kultura

Cikël poezish të shkurtra: Vaktet e shkuara t’i shtrydh edhe njëherë

Nga: Sejdi BERISHA Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:56
Sejdi BERISHA

...Duke të kërkuar

Ty Atdhe në jetën time

Dhe dritën në Ty Toka ime

Kam ngelur

Vetëm duke kënduar...

*    *    *

...Gjithmonë i hidhëruar me ecjen

E, koha nuk më pret

Prapa dua të kthehem

Vaktet e shkuara

T’i shtrydh edhe njëherë

Hidhërimin tim

Legjendë ta bëj...

*    *    *

...Kërkoj kripën

Etjen për ta shuar

Nuk është kjo

As ironi as çmenduri

Por është etje

Që askush nuk e di...

*    *    *

..Pse kaq ftohtë

Mbi lapsin tim

Kur desha ta shkruaj

Vetëm një varg...

*    *    *

...Gjethi im

Të pres ose më prit

Si të duash

Por të lutëm mos ik

Se nuk kam këngë për vajtim...

*    *    *

...Në dimër

Kurrë mos më ngrohni

Se acari do hidhërohet

Do çmendet qiriu i akullt

Pse gjakun e trupit s’ma mërdhinë

E rrugët rrëshqasin

Pakuptim vjedhin

Diçka nga jeta ime...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat