Atdheu dhe dashuria e një poeti dardan

Kultura

Atdheu dhe dashuria e një poeti dardan

Më: 15 janar 2018 Në ora: 06:11
Kopertina e librit

Dardania është atdheu i ëndërrimtarëve me flatra shqiponje. Nga ana e poetit Baki Ymeri e kuptuam këtë të vërtetë historike, jo vetëm unë, por edhe mijëra poetë e poetesha rumune që kanë lexuar veprat e poetëve shqiptarë të rikënduar në gjuhën e Emineskut. Në to defilojnë dy dashuritë e mëdha me të cilat e kalojmë jetën: atdheu dhe dashuria. Dashuria dhe dashuria. Mirëkuptohet se pas tyre vijnë fëmijët dhe prindërit që i japin jetës kuptim dhe kuptimit jetë. Këto janë dashuritë e gjakut, pa të cilën jeta nuk ka kuptim. Jam i lumtur që kam gjetur poetë rumunë dhe shqiptarë që shkruajnë për atdheun dhe dashurinë. Çdokush e konsolidon jetën me këto dy dashuri elementare. Fjala është për dinjitet dhe ekuilibër. Për moral ideal, integritet dhe burrëri.

          Jahja Lluka që vjen në gjuhën rumune nga trojet e Dardanisë, është njëri nga këta poetë patriotë, dhe është njëri nga këta poetë të dashuruar. Libri i tij „Në kështjellën e zemrës sime” vjen ta konfirmojë këtë qëndrim të prerë, të saktë, preciz, së bashku me bindjet e tij fisnike dhe të pakontestuara. Pesha e botës së perceptuar nga autori, posedon një sistem referencash të qëndrueshme, koordonatat e shtegtimit ekzistencial duke qenë të regjistruara me një bindje të plotë.

          Poezitë kanë një korelacion të ngjeshur. Kalimi i tematikës nga njëra në tjetrën anë, realizohet në mënyrë të qartë dhe të natyrshme. Konkretja e shqetsimeve ka dhe s’ka motive, por ato janë efektet sentimentale që atyre që gjenden në spektrin e vuajtjeve. Në mungesë të atdheut të bashkuar, poezia nuk mund të jetë tjetër veçse një mision i përmbushur: „Digjet flakë/ atdheu/ digjen flake/ ëndërrat/ si një mallkim/ çdo gjë / para syve/ po shkatërrohet/ e unë duarlidhur/ nuk mund të bëjë asgjë/ hi e shkrum/ gjithandej/ e unë s'kam zë as të bërtas/ atdheu është/ si feniksi/ ringjallet/ nga hiri i tij/ për ta kthye/ shkëlqimin e humbur/ ndër shekuj.” (Feniks)

          Kjo hispostazë, duke u ndodhur në një kundërvënie ideatike përballë skizmës tjetër që vjen me gremçat e shortit, na sjell frymëzime të bukura të gërshetuara në vargje briliante: «Një lule bore/ ma sjellë aromën/ tënde./ Jemi larg/ dhe kujtimet/ më janë bërë si panoramë./ Të kisha krahë shqiponje/ do fluturoja lart/ dallëndyshja ime krahëthyer/ tani më vjen si një melodi/ e hidhët dhe e ëmbël/ në të gjitha stinët./ Veç  kujtimet më mbetën/ jam lodhur/ s'e pres më / kthimin tënd.” (Lule bore)

          Egziston paradoksalisht hijeshia e shqetsimit që në mënyrë të sigurtë kundërshtohet, duke qenë në një polarizim të qeverisur nga dëshira të pamundshme. Por, në anën tjetër vjen dashuria që të çmend në kuptimin pozitiv të fjalës: “Jam i marrë pas teje/ bota le ta dijë/ le të qeshin/ nuk mërzitem./ Hapave tua/ të ndjek/ kudo që je/ dhe kur nuk më sheh/ unë aty jam/ ti qesh/ me mua/ unë ëndërroj për ty/ jam i marrë/ ma more/ kalanë e zemrës sime.” ( I marrë)

          Dhe vjen mbi të gjitha bukuria që të magjeps dhe të josh me përshkrimin e saj poetik: “Që thanë/ dhe lartëson/ shpirtin/ eja më merrë në përqafim.// Bukuri/ ty të kanë zili zanat/ që je më e bukur se to.// Bukuri ty të ka zili hana/ për shkëlqimin tënd.// Bukuri/ mister/ dritë e diellit/ magji e tokës/ falma një çast/ të jetës tënde!” (Bukuri)

          Një arritje e tmerrshme e mendimit, vjen të kotësojë çdo shpresë për pajtimin e gjërave, dhe mu për këtë Zoti na e ka dhënë poetin si një qenje e bekuar që i thot gjërat troç, me bindje, me qartësi dhe me elegancë: “Na ka humbur filli/ dhe bota çdo ditë/ po rrëshqet/ drejtë kaosit/ i drejti shkelet/ tradhëtari lartësohet/ e mira/ përbuzet/ e keqja/ shenjëtrohet/ dija rrënohet/ injoranca përgëzohet/ nuk e di si do jetë fundi/ se fund nuk ka/ ku mbeti njeriu/ a thua është vra?” (Kaos)

Nndoshta i ashpër me vetëveten, në një shpërthim të vetëkontrolluar do të thoshim, Jahja Lluka ekspozon gjendjen e finalitetit të pandehur: “Do të ikim/ ashtu siç erdhëm/ në dimensione tjera/ ku shpirti përmbushet./ Këtu është tokë e thatë/ ku ëndrrat nuk rriten/ këtu vetëm loti/ mbretëron./ Pa gjurmë/ do të tretemi/ të gjithë.” (Pa gjurmë)

          Konkluzioni i kësaj që e shprehëm më lart, konkretizohet edhe me vargjet respektive: „Rrugëve pa kthim/ po nisem/ ndoshta gjejë qetësi./ Ky vend është i zhurmshëm/ më grryen pa mëshirë. // Mos më kërkoni/ se nuk kthehem pas/ kur unë isha/ ju nuk më pranuat/ larg/ shumë larg/ po iki/ atje do jem i lirë.” (Larg)

          Në konteksin e kësaj analize mendimesh, shpresash, ëndërrimesh e shqetsimesh, gërshetohen edhe vargjet më të bukura të dashurisë ndaj femrës shqiptare: “Trimëreshë e patrembur/ që ruajte pragun me zili/ linde e rrite trima/ për atdhe e për liri.// Femër shqiptare/ legjendë nëpër kohë/ askush s`e arrin lartësinë tënde/ askush nuk ka ngrohtësinë tënde./ Mbretëreshë në histori.”

          Nuk mungon as dashuria ndaj të dashurës së poetit, për të cilën poeti në poezinë “Qiellore” shprehet: “Lëkura yte e butë/ me aromë nektari/ më dehu./Trupi yt rrëshqiti mbi trupin tim./ Frika t`u kthye në pasion.// Mos u ndalë më the/ me zë të dridhur./ Dorëzimi yt/ më fali pastërtinë

e qenies tënde qiellore.”

          Ka edhe shumë vargje tjera briliante kushtuar dashurisë, por këto shpresojmë se do t’i identifikojnë esistët e Dardanisë, një zone e lashtë historike me të cilën kishim fqinjësi konkrete e të prekshme, para se të dynden sllavët në Ballkan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat