Idriz Berisha në “Ekspoart”.40

Kultura

Idriz Berisha në “Ekspoart”.40

Nga: B. Maliqaj Më: 13 tetor 2010 Në ora: 12:39

Galeria “Ekspoart.40”, do të filloj sezonin e saj me një ekspozitë personale të piktorit të mirënjohur nga Klina, Idriz Berisha, ekspozita e të cilit hapet sonte në mbrëmje në ora 19.00. Kjo ekspozitë është e 19 me radhë e piktorit Berisha. Ndërkohë që ai ka qenë pjesëmarrës edhe në shumë ekspozita tjera kolektive si brenda ashtu edhe jashtë trojeve shqiptare. Ndër ekspozitat kolektive në të cilat është veçuar piktori Berisha janë :

GAK: Ekspozita Jubilare 90 Salloni Pranveror 93 – 2009, Bienali i vizatimit 90-2010, 125 vjetori i LSH Prizrenit, GA Pejë: 1996 – 2010, Zvicër: Qendra Kulturore e Kosovës 1996, Gjermani: Singen 2004, Itali Cari, 2006 etj. Veprat e piktorit Berisha përbëjnë simfoni pikturale që të mbërthen me emocionet me domethënie të thellë filozofike. Tragjedia kosovare në veprat e tij është e fokusuar me një dritë qumështore shprese. Kohëve të fundit ai ka hapur ekspozitën personale në qytetin e Gjirokastër,e cila është pritur shumë mirë nga studiues të shumtë të artit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat