Idilike

Kultura

Idilike

Nga: Haki Bunjaku Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 20:46
Haki Bunjaku

Moj e mirë në shpat m`atë anë

ik në shpi e mos mlidh sanë

krejt livadhin e ke zan`

po të digjet sana nën këmbë

në pshtjellak all e këmishë të bardhë

si zanë mali e si pehrri

leje sanën e shko në shpi

Fare i çite djemt e ri

Veshja jote veshje tradite

bukuria provokative,çështje e rrallë

të gjallët i vdes e të vdekurit i ngjallë

recikling natyral deri te shembën

...kodra e mal,të shterrë lumi me gjithë zallë

të vdekurit i bën të gjallë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat