Ora e vonshme

Kultura

Ora e vonshme

Nga: Anelja Lako Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 18:49
ilustrim

Një mbrëmje fola pak

Heshta gjat’kohë

Fjala ishte tepër

Flitet dhe pa fjal’.

 

Një mbrëmje putha pak

Ndjeva gjat’...

Puthjet kurrë s'mjaftojnë

A bëra mëkat ?

ZEMËRIMI I HËNËS

Hëna një natë mu zemrua,

Një prush inati i ra në faqe,

Hënëz të vogël më quajti mua,

Kur me yjet më pa në bahçe.

SOT

Sot ngjaj me erën

që lëviz lehtë gjethet

ja shton dallgën detit

ledhaton flokët,

ëndrrat dhe mendimet

shtyn shumë larg teje

 

Sot ngjaj me erën

dua të të përkëdhel gjithçka

si era e lehtë e pranverës,

do të doja dhe erën ta përqafoja,

a përqafohet era?

 

KUR JE LARG MEJE

 

U mësova të të dua  nga larg

Me mungesën tënde u mësova

frike kam kur të kthehesh prap

Do jesh ai që kështu u dashurova ! ?

 

Do më mungoj ndoshta largësia

Distanca është mall, loti nëpër sy

Kam frikë se kjo do t ' ishte dashuria

..., malli për ty !

 

U mësova të të dua kur të kam larg

Mos u afro shumë e mos më braktis.

Lermë të dorëzuar, rob në mall

..., për hirë të dashurisë!

 

ERA FRYNTE

 

Gishta, flokësh ngatëruar

Kaçurelave mrekulli

Era frynte ëmbël, shtruar

Unë e ndjeja si stuhi

Doja që ti rregulloja

Po nuk munda' nuk e di?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat