Gashi: Menaxhmenti i kaluar e futi MKRS-së në disa obligime financiare

Kultura

Gashi: Menaxhmenti i kaluar e futi MKRS-së në disa obligime financiare

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 11:50
Konferenca e Kujtim Gasht

(E plotësuar) - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka deklaruar se së shpejti do të funksionalizohet inspektoriati i trashëgimisë kulturore, si dhe do të nënshkruajnë një marrëveshje me Bashkimin Evropian me të cilën Kosova do të përfitojë fonde në kuadër të programit Evropa kreative.

Ministri Gashi në konferencën për fundvit, tha se ka qenë i përkushtuar të zbaton planin e ministrisë por ka shtyrë përpara edhe projekte që i ka propozuar bashkë me kabinetin e tij.

Gashi tha se është përkrahur krijimtaria kulturore në vend, ku përfshihen institucionet kulturore, por gjithashtu janë përkrahur edhe më shumë se 400 projekte kulturore me mbi 1 milion.

Gashi: Në janar përfitojmë nga fondet e BE-së

“ Një sukses me rëndësi për kulturën tonë ka qenë aprovimi i programit Evropa kreative për Kosovën me ç’rast në janar të vitit të ardhshëm ne si ministri do të nënshkruajmë marrëveshje me Bashkimin Evropian përmes së cilës Kosova do të përfitojë edhe fonde nga ky program i BE-së“, ka thënë Gashi.

Sipas tij, gjatë këtij viti Republika e Kosovës është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Artit dhe Agjencive të Kulturës, i cili mundëson qasje në rrjetin ndërkombëtar që është i dedikuar në përmirësimin dhe zhvillimin e programeve kulturore.

Sipas Gashit, është punuar edhe në ruajtjen dhe restaurimit dhe konservimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Gashi: Themeluam inspektoriatin e trashëgimisë

“Një nga sukseset më të rëndësishme në trashëgiminë kulturore gjatë 100 ditëve është themelimi i inspektoriatit të trashëgimisë kulturore në kuadër të Ministrisë Kulturore. Ju e dini që Kosova nuk ka pas inspektoriat dhe ka qenë një nevojë dhe kërkesë që të kemi një inspektoriat dhe jam mjaft i lumtur që tashmë jemi në finalizim të këtij procesi“, ka thënë Gashi.

Ai u ndal edhe te përkrahja 33 shtëpi botuese dhe 33 autorë, gjithashtu janë përkrahur edhe 16 shtëpi botuese dhe 63 autorë, pastaj edhe 9 revista dhe 29 aktivitete lokale, por gjithashtu ka ndarë edhe çmimet që tashmë janë tradicionale.

Gashi: Menaxhmenti i kaluar e futi ministrinë në borxh

“Gjendjen në këtë aspekt në këtë ministri nuk e kemi gjet edhe aq stabile për shkak se menaxhmenti i kaluar i ministrisë, po flas gjithmonë për aspektin politik, ka nënshkruar disa memorandume pa pas një bazë të qëndrueshme financiare dhe e ka futur ministrinë në obligime, por jam i lumtur që kemi arrit në masë të madhe, duke bërë edhe ndryshime brenda buxhetit të ministrisë që të gjitha këto obligime që kemi pas ndaj federatave t’i në masë të madhe t’i përfundojmë me sukses“, tha ai.

Gashi theksoi se stadiumi i qytetit të Prishtinës në prill të jetë i gatshëm për lojëra. Kurse, sa i përket stadiumit kombëtar të Kosovës, tha se janë në fazën e fizibilitetit, ndërsa, gjatë 2018-ës do të ketë hapa konkret për këtë investim që është investimi më i madh në fushën e sportit, i Kosovës para dhe pas luftës.

Përndryshe, Ministria e Kulturës gjatë vitit ka pas 25 milionë e 146 mijë euro dhe deri sot është shpenzuar 98 përqind.

Gashi flet për punën 3 mujore të Ministrisë

Në konferencën e fundvitit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ku ka folur për punën prej se e ka marr mandatin si ministër.

Gjatë kësaj konference ministri foli për buxhetin dhe shpenzimet e këtij buxheti, ku 98 përqind prej tij janë shpenzuar ashtu siç është planifikuar.

Rreth çështjeve të kulturës, rinisë dhe sportit, ministri tregoi se është përkrahur dhe investuar në sport(stadiume), teatër, shkolla, balet, biblioteka, organizata të të rinjve etj.

“Këtë vit janë ndarë edhe çmimet e ndryshme vjetore, siç janë çmimi për teatër, çmimi për sport, çmimi për letërsi, etj”.

Letërsia, revistat, bibliotekat, takimet letrare, panairet e librit, filmi, teatri, baleti, filarmonia, arsimi, sporti, janë disa prej fushave ku ministria ka dhënë përkrahjen për avancimin e tyre. Sipas ministrit Gashi, Kosova ka pasur mjaft suksese këtë vit që po e lëmë pas.

 “Teatri Kombëtar i Kosovës ka realizuar disa pjesëmarrje serioze në vendet e Evropës. Kosova ka pasur suksese të jashtëzakonshme në koncerte ndërkombëtare”, tha ai.

Po ashtu Gashi ka shtuar faktin se menaxhmenti i kaluar ka lënë disa punë të papërfunduara, por që kanë arritur t’i kryejnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat