4O vite, jo më pak

Kultura

4O vite, jo më pak

Nga: Haki Bunjaku Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 20:55
Haki Bunjaku

Të mbajta në ëndrra

të mbylla në imagjinatë

dhe asgjë askuj vetëm

jeta mbet vjerrë e pres

padinë prej saj që

të dal nga labirinthi

i mollës së ndaluar

pa e prek me buzë

e pa e gërvish me dhëmbë

*

Do të ngris padi ndaj kujtimit

që nuk më shqitet e djeg

më keq se prush....

...mos u habit djalë se unë kallxoj

bile ëndrrat lemi ti jetoi

Të kujtohet kur shkoja pa kënatë në krue,

kur dilja punë e papunë te gardhi

Dilja shpesh te ara që të dal para

mirëpo,kanuni ishte mbi ne

që sna la vend kund,pos

që të takoja në gjumë.

Dreqi të hëngërt krejt

çka më bëre-unë kallxoj

pa le të bëhet deti kos!

E mbi ne mos rafshin mërzi tjera

se edhe kështu na u ka ndalue vera

e kur shihemi breg më breg, sa mëkat!

pranvera është djeg në zemrat tona

të mbyllura nën dryrin e kanunit.

Faj smë ke as faj të kam, po

sna u dha rasti të bëjmë bajram

unë kallxoj se po më vret heshtja

më vdekshëm se shigjeta...

...unë kallxoj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat