Ministria dështon në ndarjen e çmimeve të vetme për dramën shqipe

Kultura

Ministria dështon në ndarjen e çmimeve të vetme për dramën shqipe

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 09:46
Ministria e Kultures

Ministria e Kulturës këtë vit ka dështuar ta vazhdojë traditën e ndarjes së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Institucioni më i lartë kulturor nuk e ka hapur konkursin për çmimet vjetore.

Kësisoj kjo është hera e parë që prej vitit 2009 – kur pas 20 vjetësh ishin rikthyer çmimet – shteti nuk do të shpërblejë tri dramat më të mira të shkruara gjatë vitit.

Kabineti aktual i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, arsyetohet se konkursi është dashur të hapet para se ata të marrin nën menaxhim MKRS-në në shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat