Në pleqërishte

Kultura

Në pleqërishte

Nga: Haki Bunjaku Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 06:28
Haki Bunjaku

Diçka po ndodh,si pa takt

Nuk e di:

A vitet po më ndjeki prapa

apo une po u shkoj pas

Veç koha mos të më harroi

prapa gardhiqeve e

mes të huajve i huaj

të tjerat kapërdihen

Edhe mërzinë po e bëj

përshesh të vetmisë

deri sa të vijë Jerina e bacit

e ta çesim në dyzen

sharkinë e harmonisë

veç droe,mos po na bie

...mësyshë se gjysh e mbesë

i bëjmë shërbim harmonisë

Ani kur vie këtu i mbush gëzim

e hare edhe çoshet e shtëpisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat