Bisedë me poeten Drita Kasumin kushtuar femrës shqiptare dje, sot dhe nesër

Kultura

Bisedë me poeten Drita Kasumin kushtuar femrës shqiptare dje, sot dhe nesër

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Drita Kasumi

Të flasësh për femrën shqiptare e cila për ne është bota, është qielli, është jeta,  është dhembja, është dashuria, është lindja.  Femra shqiptare si Nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare ka dhënë dhe është duke dhënë një kontribut të madh në të kaluarën dhe të sotmen si heroinë e betejave jetësore.

Gjatë një bisede të shkurt që patëm me këto ditë  me Drita Sylen punëtore  e palodhshme e botes letrare- lidhur me femrën  e cila  për ne të gjithëve dikur dhe sot është një dhimbje, është një  botë qielli, është një jete dhe një dashurie në shoqërinë tone në mes tjerash na tha: “Të flasësh për femrën shqiptare, së pari duhet të paramendosh shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta mendosh lindjen që ajo i jap shoqërisë, botës njerëzore.

Femra shqiptare si  nënë, si qytetare, si heroinë, si rrezatuese e familjes dhe si heroine e betejave jetësore

Në këtë kontekst – na tha në vazhdim të bisedës poetja  Kasumi-femra si gjini njerëzore, është bota, qielli dhe jeta, ndërsa femra shqiptare është dhembja, dashuria dhe lindja. Unë tani do të ndalem pak për femrën shqiptare në tri kohë: femra dje, sot dhe nesër. Femra shqiptare si Nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare ka dhënë një kontribut në të kaluarën si heroinë e betejave jetësore. Po ta marrim si nënë, ajo mbetet heroinë e kohës, ngase mbi supet dhe shpirtin stoik të saj vërshuan shumë beteja dhe gjithmonë doli faqebardhë. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provimin e jetës.

Ndoshta jo pse jam femër, por pse ashtu koha e vlerësoi si Heroinë e përjetshme- na tha Kasumi. Pikërisht ajo barti  gjatë historisë dhe tani po e bartë peshën e kohës, peshën e historisë, peshën e dhembjeve. Por prapë, mbeti e pathyer, stoike. Në varfëri, rrezatoi qëndresë, në familje, krua i dashurisë, Atëherë pse mos të quhet heroinë?! Ishte dhe mbeti përherë krah i fortë i burrit dhe shtyllë e fortë e familjes dhe atdheut. Dje ishte krah për krah pranë burrit, pranë pushkës dhe pranë diturisë. Sot ajo është më shumë pranë vatrës së diturisë. Dje e nëpërkëmbur nga shoqëria?!  Sot atë e gjejmë në çdo fushë jete dhe të  shtetit. Ajo sot është kudo: në drejtim të çfarëdo sektori, në rrugën e dritës, është vetë drita, është mosnënshtrimi. Po nëse?  Nesër do të jetë edhe më e përgjegjshme për jetën, familjen,  shoqërinë. Ajo sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj,me çelësin e diturisë. Sot e nesër është pjesë e qytetërimit njerëzor. Nesër do të jetë prapë themeli më i fortë i dashurisë, vullnetit dhe përparimit. Shpirti i femrës shqiptare sot kudo që është  bën dritë- ma tha në fund të bisedës poetja  Drita Kasumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat