Zgjohuni të vdekur se na mbytën të gjallët

Kultura

Zgjohuni të vdekur se na mbytën të gjallët

Nga: Kalosh Çeliku Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Kalosh Çeliku

Përderisa, te Rrapi m’u bë armik shpine

Edhe, Ibriku me dy çepa i rakisë rrushit:

Krah për krahu, sot me Dy shtamba verë

Dhe, një Ulkojë e egër besnike në shtratë?!

Unë Poeti, ende nuk i dorëzoj armët e luftës

Ballë për ballë dal në fushën e mejdanit:

“Nagëntët” nxirrni, sot t’i bijmë Xhadisë!

 

Përderisa,  Eshkundura dergjet pa pikë jete

Jerm flet me vite në prehërin e Nënës Parti.

Nateditë i rrëfehet Varrit, para Dexhallit:

Këmbëkryq me të vdekurit, e presin zgjimin

Unë, shaloj vargun për Luftë. I dal zot Lirisë.

 

Thirrjen historike me vite të një Poeti rebel:

Zgjohuni të vdekur nga varret, rrëzë Çukës!

Ndihmë, kaçake! Se, na mbytën të gjallët!...

 

(Edashura ime gjithëçka mori nëpërkëmbë)

 

Ti, gjithëçka more nëpërkëmbë Edashura ime Di

Edhe mua pasmesnate, mes shtambave me verë.

Poezinë rebele. Nateditë, lëmsh m’i bëre vargjet

I shite lirë tek dudumët “kuqezi”. Partitë politike.

Po, e dashur: I more nëpërkëmbë librat e mi

Poezinë rebele. Edhe, Lirinë mes varreve.

Liri azgane për të cilën: Nesër, do shkrep vargje…

 

(Qershia e Kopështit lulëzon nga goditja e rrufesë)

 

Ditët e mia janë tërbim. Çmenduri

Vargun moti e kam nxjerr nga brezi.

E kam shkrep në Robëri. Edhe, Liri.

Zanë Kaçaku, që ende mbeti maleve

E, asesi në Katund të zbres me koçi.

Qerres krushqëve, rrota iu thye maleve

Nusen na e grabitën komitat te Lumi.

Në vënd të saj na shtinë Nuse Robërinë

Dajre, e lodra na e zbritën para Shtëpisë.

Qershia, lulëzon nga goditja e rrufesë…

 

(Dy Nuse m’i shtinë në koçi dhe te pragu vënë pusi)

 

Kurrë, nuk vëndova unaza në gisht

As fejese. Dhe, as martese në kishë

Amani, mos ta them: Edhe, në xhami.

Edhe pse, si student: në Prishtinë

Pesë gishtat e dorës i pata me unaza:

Gjarpër, Simbolin e Vdekjes, Zemër

Edhe, një sheshir kaubojësh në kokë.

 

Gunën e zezë deri në fundkëmbëve

Me zingjirë argjendi përqafe e duar.

Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut

Ëngjullin Grua para. Dy tjerat përkrahu.

 

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë

Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:

Asaj, Korzos anës shqiptare. Dhe, serbe.

Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

 

Vitet kanë ikur aq larg. Ika, edhe Unë

Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.

Sot, jam ende gjallë mes dy pusive:

Lirisë Prishtinës. Dhe, Robërisë Shkupit.

Nateditë, m’i shtinë Dy Nuse në koçi

Matanë pragut, enede më vënë pusi…

 

(Këmbadorasi)

 

Eca Dje. Eci Sot. Pse jo, edhe Nesër

Unë Poeti, me libra pushtova katunde.

Qytete. Edhe, hyra tinëz në Bibliotekë

Këkmbëkryq, u ula në Librat e leximit:

Qafë për qafe me miq të Xha Naimit.

 

Edhe, i armatosa shkollarët me libra

Nesër, t’i dalin zot Atdheut, në prita…

 

(Shtëpia ime në Shkup sot është Vetmi)

 

Shtëpia ime, sot pa asnjë Grua besnike

Dje, pati Zonjë konaku që ndezi zjarre.

Vargjet, herët m’i nxorri kaçakë mali

Tymin e oxhakut mbajti gjallë mbi çati.

 

Shtëpia ime në Shkup, sot është Vetmi

Ende, nuk doli në mal një Grua azgane.

Tymin, për oxhaku ta shkrep mbi çati…

 

 

(Jeta asgjë s’është veçse një ëndrrim)

 

Jata. Dhe, Lumturia e rrejshme

Robëria. Dhe, Ajo Nuselala: Liria.

Edhe, dashuria mistike e përjetshme.

Asgjë, nuk janë. Veçse, një ëndrrim.

 

Zonja Vdekje. Ringjallja në Voskopojë

Asgjë, nuk janë. Veçse një ëndërrim…

 

 

(Këmbanat e kishave dhe minaret e xhamisë sot rrëfejnë përralla)

 

Imzot, a i dëgjoni këmbanat e kishave

Dhe, “Allahu Akber” –et e xhamive?!

Përçudi. Sot, ende rrëfejnë përralla.

 

Këmbana. Dhe, minare të xhamive

Që, deri dje i prinin njerëzimit.

Sot, me Ferr e Xhehnem janë përralla.

 

Parajsën dhe Xhehnetin i mori Dexhalli…

 

 

(Edhe sëmundjet që na ndjekin një ditë marrin fund)

 

E dini, sëmundjet që na ndjekin në jetë

Papritmas, një ditë marrin fund.

 

Mjaftë më humbëm kohë nëpër spitale

I harxhuam lekët për mjekim. “Ilaqe”

E, bukë nuk patëm në sofër. Shtëpi.

 

E shitëm pasurinë për mjekim. Spitale

E, jo për arsim. Art. Kulturë shqiptatre.

 

Nuk e ditëm, se: Doktormadhi është Varri…

 

 

(Hë për hë shtirem si i vdekur)

 

“Ilaçet” e mia në jetë, ishin efikase:

Dy gota raki rrushi në mëngjes.

Edhe, Dy shtamba me verë Ditën

Natën, një Mike për meze në sofër.

Sipas mundësive, edhe në shtrat!

 

Kurrë, deri sot nuk shkova te mjeku

E hudha librezën e shëndetsisë.

Nuk kërkova “ilaçe” spitali për shërim

Vullnetar, iu dorëzova Natyrës. Malit.

 

Edhe, hë për hë shtirem si i vdekur

Ende i gjallë mes poezive. I Çmendur…

 

 

E di këtë Zonja Di më ke dashur Ti

 

E di, Zonja Di. Burra, në jetë ke dashur Ti

Edhe, në Tavernë kur dalë për një gotë raki.

Vetë, paraqiten. Edhe, më pyesin për Ty.

Ndonjëri, edhe gjysmën e Botës jep “bytevy”

E, Unë asgjë më shumë. Veçse, një Poezi.

 

E kërkonin numrin e telefonit. E –mailin Tënd

Shkaku, se: Vetë u ke folë për mua si Poet.

U përgjigjrm: Vërtet,  o miq asgjë nuk e di

Pak, para dy viteve përmes telefonit një natë:

E çmendur, përtejkufiri: m’i ka sharë BabeNanë

Mos, them publikisht: Edhe: Nënën Kurvë Parti.

Edhe, atë: mesdite, asgjë: vetëm për një tradhti.

Shkak, që: me shtatë vargje vras Veten me poezi…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat