Jo bacë, ende nuk u krye!

Kultura

Jo bacë, ende nuk u krye!

Nga: Asllan Dibrani Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:44
Asllan Dibrani

Në ankthin e shekujve

Botë pa prindër e pa atdhe

I strukatur në një Atelie

Sofrën dhe mallin e ndan pikëllimi!

Thellë në zemër  mbretëron mallkimi...

Atdhe  mbete në ankthin e shekujve

Ëndrrat lundrojnë brigjeve dhe lumenjve

Dashuria dhe kujtimet fluturojnë

Me brushë në Atelie i shpaloj...

Atdhe  t’i kujtoj  dhimbjet në gjirin tënd

Vetullat e tua  cep në cep i skicoj

Shtatin tënd e vendosi në pikturë

Gurë, gurë gjyshërit e mi kur bënin mur...

Unë do i ngjyrosi në pëlhurë!

Atdhe  i syrgjynosur si  gjithmonë

Hedhi  ngjyrën për atedhe

Atdheun  e kam në Atelie...

Vizatoj shtratin ku kam  le!

Këtu  kujtoj  gurrën e ujtë ku kam pi

Ato fusha, male dhe bregore

Më rrinë pranë syshë ore pas ore...

Sytë lotojnë  dhe bëhen lum

Për tokë, diell edhe atë hënë

Vatrat  e mia që  i kam lënë

Fushë me fushë e gur me gur...

Lule lajthizat kur lulëzojnë

Kurrë vendlindjen s'do e  harrojmë!...

 

Mbret i Shqipërisë

Skënderbeu, Mbret i bekuar,

Mbrojti shpirtin e Shqipërisë,

Krujës ia ktheu vlerat njerëzore,

Mbi kreshtën e kalit mitik -

Emblemë e çudive shekullore.

 

Me njëzet e pesë luftëra fitimtare

Turqit vazhdimisht i theu,

Nderin dhe lavdinë e bekuar

Kombit dhe Atdheut ia ktheu.

Gjergji ynë ishte legjendar,

Që e njohu bota e mbarë!

 

N’tempujt e Ilirisë kulçedrat i ndaloi,

Butakët, tradhëtarët e mercenarët,

Hileqarët dhe zullumqarët i dëboi

Veglat qorre dhe pa identitet!

 

Dil nga varri, i shenjti Mbret -

Qiri që shndrit qe pesëqind vjet,

Trim-guxim me fletë e luftëtar

Të jemi besnikë për mot e jetë!

 

Naimi i pavdekshëm

 

Frashërliu ynë dikurë tha:

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke u përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë!

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mirë e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni!

 

Ah Naim, Naim Frashëri

Ne kemi mbetur akoma

Po aty ku na gjete e na le!

Edhe ma keq në mes vete

Hasmëruar dhe ngatërruar,

Katandisur e përçarë

Për fe dhe adete të huaja...

Azi, Pakistan, Turqi e Arabi

E kemi harruar nënën Shqipëri!

Po përbaltim dhe historinë,

Po e injorojmë Shqipërinë!

 

Ti kujtojmë vargjet tua

Se çka the për Skënderbenë:

T’i apë dritë Shqipërisë
Nga shpirt’i ndritshëm i tija,

Kurrë s’trembet Shqipëria,
Nuk vdiq, po është e gjallë
Tjatër përgjigjeje Turqia
Nuk do, përveç me pallë.

Trimëria, trimëria
Mban lirin’e mëmëdhenë!

Krujë, o qytet i bekuar,
Prite, prite Skënderbenë!

 

Shpata e tij shndrit në diell e hënë

Kundër pushtuesve otomanë,

Ta shohim si luftohet për atdheun.

Ngjyra ngjyra e vija vija në betejë

Pikturova n’pëlhurë Skënderbeun!

 

Kullat - teatri i shekujve tanë

 

Natë mërgimtare, rrëshqitje kujtimesh

Në horizontet shqipja mbi kullat tona

T’rrëmben mallëngjimi për plisat e bardhë
Dikurë plotë burra mblidheshin anembanë

Me pushkë n’istikame e me jataganë!

 

Malësoret shqiptare krah burrave n’beteja

Lidhnin Besën  e Shejtë të Shqiptarisë

T'i mbrojnë tokat e bekuara të Arbërisë.

Flasin kullat me lashtësinë e gurëve

Të skalitur me legjenda antike

I gdhendën ilirët dhe fiset kreshnike

 

Themelet e kullave,

Teatër i shekujve tonë

Testament në rrasat e gurit

Gurët janë epërsia më e mirë

Ndaj grabitqarëve barbarë

Deshën ta rrokullisin planetin!

 

Në to lindën burra

Që të vdesin atje kur të mplaken.

Aty i përkund djepi i Atdheut

Aty pinë qumështin e nënës

Hëngrën bukën e misrit të ri,

Kështjella e Krujës tregon trimëri.

 

Jehon kushtrimi i Skënderbeut

Që trembi Stamboll e osmanli,

Shumë krajla, çetnikë e sllavëri.

Ah, kulla e kulla dhe kulla me gurë

Mbi gurë, qëndresë ndër shekuj

U betuan burrat me flamur

Për kullat me mur. Ata thanë:

Kullat tona n’robëri s'do të rojnë!

Vendosën flamujt kullë në kullë

E mur mbi mur të bekuar

Për një Shqipëri të bashkuar!

 

Shkolla e atdheut tim

 

As fillim nuk ka as fund   
Në mendjen time ti je ngulitur

Kur kujtoj lotët e së kaluarës 
Buzëqeshjet e mia në atdhe i kujtoj.

 

Dashuria ndaj shkollës më mbush me vaj

Duke lundruar pa u lodhur n’oborrin e saj

Ëndrrat me kaplojnë edhe në mesnatë

Por, ja! Sot s’po gjej prehje në mërgatë!


Lumenjtë dhe fushat e mia i ëndërroj

Krejt majat e bjeshkëve në vendlindje

Porsi flori atje m’u kanë dukë...
Kujtoj flatrimet e zogjve mbi tokë
Dhe lodrat me shoqe e shokë...

 

E paimagjinuar ishte ajo botë
Në këtë vend s’kam ku të shtrihem 

Nuk më nxeh as dielli kam të ftohtë

Si do të jetë varri im pa ty

Shkolla ime që të lash në vetmi!

 

Atje na prisnin helme e vdekje

Nuk kam qeshur kurrë që nga ajo ditë

Kur shkela padashur në kurbet 

Ti moj shkollë edhe sot m’u kujtove 

Abetaren shqipe kur ma dhurove

Qëndro pranë meje me admirim

Ma kujto vendin tim me plot gëzim!

 

Shpirti lakuriq po përpëlitet

Përmes lotëve ujis tokën time

Përjetësisht të dua nga larg shkolla ime!

 

Atdheu i ëndrrave të mia

  

Malli i tokës, malli i nënës,
Me thërret në gjumë: O bir!
I thërras dhe unë: Ku je moj Nënë!

 

Malli i tokës peshë po më çon

Dashuria shpirtin ma përvëlon,

Ku je biri im, ajo më thotë:

Eja te nëna para se t’shkoj në atë botë!

 

Me zërin e saj shijoj cicërimën e zogjve,

Gurgullimën e kroit, jehonën e lumenjve.

Me ta eci fushës e maleve të trëndafilta,

Me ta pij ujë të freskët dhe marrë aromën e luleve

Me ta  me zë muzgu i errësirës dhe agu i mëngjesit.

 

Fluturoj atje ku së pari fluturoi shqiponja,

Çdo herë i bindur se do të jetë i fundit shtegtim.

Lojërat e çantën dhe ikjet i kujtova

Alfabetin e shkrim-leximin ku e mësova.

 

Ngrihem në mesin e errësirës së natës

E shoh se s'jam në vendin tim

Atëherë më kaplon vaji, mbushem me lot

I thyer në shpirt, trupi s’shërrohet dot

Ikën kaq vite me ëndrra në mërgim

Gjithmonë duke të kujtuar, o vendin im!

 

Unë do ta dua përjetë emrin atdhe 

Përgjithmonë emri yt do jetë fole

Në zemrën time të zhurritur për ty,

Në ty kam lindur dhe prore të pres

Për ty digjem dhe për ty do të vdes!

 

Rrugëtimi drejt lirisë

  

Në ditën e pranverës

Bashkë me fillimin e beharit

Universiteti gjallëronte

Pushtuesit ma dhunuan djepin

Duke kërkuar t’ma burgosnin

Ëndrrën time për liri...

 

Me shokët së bashku atje rinim

Dhe shpupurishnim prushin e diellit

Rrezet prisnim të na ngrohin

Ma morën Gjergjin ballë t’oxhakut

I arrestuan edhe librat e ndaluara

Dhe këngët e Jusuf Gërvallës...

 

Mysafirët e pa ftuar

E trembën folenë time dhe qytetin

I trazuan nadje dhe zogjtë e natës

Që kuvendonin me orë të tëra

Tek flatrat hapnin për erë mëngjesi.

 

Edhe nëna mbeti krahëhapur

Pa mundur të ma puthte ballin

Pa mundur t'ma thotë një lamtumirë

Por pëshpëriti me dashuri e tha:

Bir – nuk të rrita për ta!

 

Derisa dëgjonte urdhëresën serbisht

Edhe ata flisnin shqip puthadorët

Dhunshëm më larguan n’errësirë

U treta në terrin e pa fund

Dëgjoja zërin e saj n’krahëror t’më gjezdisë

Dhe me krenari kosovare më tha:

Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë!

 

Babai nën barrën e moshës kujtonte ngjyrën kuq e zi

 

Babai nën barrën e moshës kuvendonte
Me kërshëri kujtoj kujdesin e tij
Qe kish ndaj Flamurit Kuq e Zi,  
Ndaj plakut të Vlorës  heroike
Trim e patriot i familjes kreshnike,
Ai vuri duart e tij bujare në sofër,
Zgjaste gishtin në fotografinë

E kuvendit të Vlorës dhe thoshte:

Aty u vendos fati i Shqipërisë,
Aty shkrepi drita e ardhmërisë
Aty filloi valëvitja e Flamurit për Arbërinë
Kur dielli rrezonte edhe Shqipërinë.
Aty u formua fjala LIRI
Sollën atë ditë të madhe Pavarësi!
Sot gëzohet toka shqiptare,
Ngroh dhe frymon si kurrë me parë,
Shqiponjat fluturojnë n’qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!
Sot kujtoj babën me plis të bardhë,
Me pak shkollë e burrë bujar...
Ishte i mençur e atdhetar,
Gjykonte shumë pseudoshqiptarë
Qe nuk e dinë ç’do të thotë Pavarësi
Se çka është Flamuri Kuq e Zi...

 
Të qofte babë dheu i lehtë në atë botë,
Që na mësove neve për shume mot,
Si ta duam ardhmërinë 
Qe ta ruajmë Shqipërinë!
Të pavarësojmë Kosovën e Çamërinë
T’i bashkojmë Shkup, Preshevë, Plavë e Guci
Të bashkuar të jemi në një Shqipëri!

 

(Qershor, Shtutgard, 2012)

 

Jo bacë, ende nuk u krye!

                                   

Ti o Baca Adem

Me mushkëritë e Tokës merr frymë

Për Atdhe, komb, gjuhë e mëmëdhe

Për zogjtë me gjak në fole...

Po e vret harrimi amanetin tënd

Këmbë e hasmit Kosovën mos me prek

O Bacë shkelëm besë e amanet

Sillet shkau me bisht dhelpre këtu

Si në shtëpi të vet...

 

Bacë Adem edhe Flamurin ta kanë ndërruar

Edhe para botës jemi turpëruar

Kemi humb fjalë e besë

Ti na e  le amanet Kosovën

Kosova kurrë të mos vdesë!

 

E rrejnë botën e vetën me pavarësi

N’themelet e Arbrit gjëmon erë e tradhëti

E duan edhe një grusht Serbi!

Ti bacë shkove në atë botë por gjithëmot

Nën diell e qiell me Lapidarin me Gur

Jo Bac, jo, nuk u krye!

 

Kosova me plagë të re përpëlitet

E gjarpëruar krekoset kurva Serbi

E ndihmuar nga pushtetarët e hajdutët tanë

Në lukse të kënaqur në djepin e këtij populli

Duke i kurdisur kartha keq e ma zi!

 

U mbush Kosova me hajna tradhëtarë e munafikë

Kush për serbë, kush për turq, kush po ik n’Azi,

Bacë nuk u krye spese kjo nuk është Liri!

Sofra bosh, me barkun zbrazur e në varfëri

Tradhëtarë hanë e pinë me kurvën Serbi!

 

Zgjohu Bacë edhe një njëherë nga varri pash atë Zot

Kujto luftërat e Skënderbeut - Kastriot

Kujto Pavarësinë e Shqipërisë e mëmëdheun,

Kujto demostratat për Kosovën Republikë

Luftën e 1999-tës për "Kosovë e Pavarësi"

Thirre Skënderbeun e lësho kushtrim bashkë me te

Thirrne edhe Ismail Qemalin e Isë Boletinin

Merrnie dhe Shaban Polluzhen e Hasan Prishtinën!

 

Kështu thotë populli i tërë

Mos të rrojmë të  turpëruar e në ferr

Të bashkojmë Kosovë e Shqipëri

Çamërinë me Shkup, Ulqin e Preshevë

Atëherë do të themi: Bacë, urime se u krye!

 

Atdhetari i bekuar

(Mikut tim të pavdekshëm, Kadri Mani)

 

Qelitë e burgut në Nish të Serbisë

Të mërdhinin kockën, trupin e gishtërinjtë.

I shtrirë asokohe në beton të ftohtë,

Vetëm një ideal kishe o baci Kadri:

Ta bëjmë së bashku Nënën Shqipëri!

 

Kadri Manin në burgun e Nishit

I burgosur politik për Dardaninë...

E pashë dhe e preka horizontin e qelive

Muret e gjurmëve për ardhmërinë,

Aty e pashë edhe gjakun e gjyshërve

Dhe stërgjyshërve tanë, gjak i derdhur për Liri.

 

Çizmja e armikut ta kalbi mishin deri në kockë 

Flluskat e dëborës t’i mbulonin këmbët

Nga dritaret e thyera, shkëlqenin nga acari

I mbështjellë me batanijet e kuajve të lagur.

 

Po t'i kujtoj vuajtjet tua,

Baci ynë i dashur,

Dhe dhomën e vogël

Të qelisë se betontë në fushë

Betejat tona për liri

Ushqimin qe na e dhanë

Sikur Qenjve dhe bukën e ngrirë...

 

Qëndresa jote ishte e pa thyer

I pamposhtur nga barbarët.

Kadri Mani o burrë i kombit

Të kujtojmë për shumë mot

Që luftove për vendin tonë

Ishe e mbete përjetë patriot!

 

Lidhi besën për Shqipërinë

(Kushtuar Shaban Polluzhës)

 

Ti Drenicë moj Zonjë e rëndë

I thirre burrat për mejdan,

Shaban Polluzha një trim vigan

Luftoi për Kosovën me jatagan.

Luftove or burrë për kulla shqiptare

Me plis të bardhë o trim i rrallë

Luftën e fillove në Rezallë
      I ndeje armikut ballë për ballë!
U dogje për tokë e për atdhe

Për komb, flamurë e për liri,
Lidhe besën për Shqiptarinë

Tradhëtarët u bashkuan me Serbinë!
       Atdheu gjithmonë kërkon flijim e liri

       Me lot o vëlla do të qaje për Ty,
 Kosova të mbeti borxh që s'të dëgjoi,

       U flijove o trim për Dardani!

Dezertorë, spiunë e burra të ligj,

I bashkove ballistët me partizanë

Të gjithë nën një flamur për vatanë,

Ti ishe për Shqipëri e ca tjerë për Jugosllavi

Ca të mjerë për Maqedoni e Mal të zi,

E harruan mëmën Shqipëri,

E lanë mënjanë të madhen Çamëri!

 

I burgosur në vendin tim

 

Këtu në vendin tim,

Shtypje ironike
Në front është mendja ime

Për ju, tokat shqiptare,

Në shtëpinë e armiqve?
 

Unë jam i burgosuri

Për ju o fushat e brigjet me lule
Në një qeli izolimi nga armiku shekullor
Bindjet i mësuam nga gjuha e stërgjyshërve

Nga zogjtë e malit dhe nga Perëndia...


Një popull pa mendime është i privuar

Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh

Të etura dhe si të verbër në oazën e pa shpresë

Kundër një sundimtari i cili kërkon vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë, kokëfortë, këmbëngulës
Dhe i pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk dua kurrë se është nënçmim!
 

Prangat tua që më thellohen në mish

Do më bëjnë një profet në tokë time
Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza

Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë.

 

Në betejën e mashtrimeve janë puthadorët

Na poshtërojnë kur flasin si ju
Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregojë
Lavdinë e ashtuquajtur në  armiqësinë time.

Kështu është kur je i zhytur në mjerime!

Në vendin tim qytetin Nish të gjysh pas gjyshit

Edhe i burgosur jam më me vlerë se ju puthadorë

Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut.

 

I prangosur e armatosa popullin tim-lokomotivë,

Këta zinxhirët e futur në  kockat e mia
Do shkrihen në penë dhe plumb për primitivë!


Dyert rojë, hapni si të doni nuk do më trembni

Zgjoni frikë te ata qe i keni nënshtruar
Edhe kur flej më keni frikë se jam i pamposhtur .

 

Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur,

Ëndërroj t'u shporri nga këtu
Unë jam zgjuar pararojë në çdo kohë!

TË KUJTOJ BABA

(Kushtuar babës tim Feti Dibranit )

Mos mendo se të kam harruar
Si ato yje të zhdukur
Kam dhembje kur të kujtoj
Shpesh nga vuajtjet që kam në zemër
Në errësirë, gjurmët mbesin
Edhe në dritë kujtimet më trazojnë
Zemrën e rrënuar për të kaluarën tuaj
Vdekja, është portë për botën e kujtimeve
Pas shumë vitesh e përgjithmonë
Mbete yll i ndriçimit
Mbete urë e bashkimit
Në kodrën Llapside mbeten frutat tua
Qe ushqehen udhëtarët atëherë e sot
Zogjtë që i rrite vinë të këndojnë të varri
Atje të lulet në varrin me aromën e diellosur
Gjethet bien, në malin e Gurinocit
Aty ku pive ujët në luginën e brincave
Akoma ka ujë nuk shteron kurrë
Rrënjët e rrapit të kujtojnë
Lugina e cubave akoma ushton
Nga krismat e pushkëve me shokët e tu
Asllan Ajeti i pari nga ju
Dabisheci luftën kishte filluar
Në kopshtet e lagëta nga qielli
Lulet , arat dhe shtëpitë u dogjën
Ju kurrë mos qani për ne
Zogjtë këndojnë këngën qe u mësuat dje
Flisni me mua siç keni bërë gjithmonë
Edhe nga varri fjalët ti kuptoj
Çdo gjë në jetë ka kohën e vet

Është një kohë edhe për të vdekë
Edhe si i vdekur, ta dëgjoj frymëmarrjen
Kurdo që jam i trishtuar, të thërras kuvendojmë
Me mungon edhe se ke vdekë
Edhe në atë botë ti flejë i qetë
Porta jonë nuk vizitohet më nga të huaj
Atdheu i mbushur me hapësirë lirie
Të gjitha plagët do të shërohen me kohë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat