Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, shënoi 70 - Vjetorin e punës, aktiviteteve dhe themelimit

Kultura

Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, shënoi 70 - Vjetorin e punës, aktiviteteve dhe themelimit

Nga: Valdet Hysenaj Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:23
Foto nga manifestimi

 “Margaritar” të trashëgimisë kulturore shpirtërore do të përkufizonim me të drejtë jetën dhe punën e Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, për sfidat, rrugëtimin dhe vështirësitë që përballoi këtu e shtatëdhjetë vjet, për lumin e sukseseve që rrodhën si dallgët e bistricës, për paraqitjet unike me folklorin burimor rugovas, për namin dhe vendin që i bëri vetes në qarqet sipërore të kulturës anëkënd trojeve etnike dhe më gjerë, për lartësimin dhe nderimin e Krahinës kreshnike të Rugovës dhe për programin që na ofroi në shënimin e 70 vjetorit të jetës, punës, dritës dhe rritës së tij…

70 - Vjet të jetës, punës, dritës dhe rritës

 Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”, i cili me paraqitjet e veta, që burojnë nga thellësia e shpirtit dhe thellësia e shekujve, fitoi zemrat e miliona njerëzve…

Për sfidat, rrugëtimin dhe vështirësitë që përballoi, për lumin e sukseseve që rrodhën si dallgët e bistricës, për paraqitjet unikale me folklorin burimor rugovas, për namin, vendin që i bëri vetes në qarqet sipërore të kulturës anëkënd trojeve etnike dhe më gjerë, për lartësimin dhe nderimin e Krahinës kreshnike të Rugovës , për melosin karakteristik, për kërcimin epik të burrave,  për vallet luftarake, për rënien magjike të fyellit, për bukurtingëllimin e fletës së njomë të ahut, për këngët me lahutë,   për mbamendjen dhe rifreskimin e kujtesës nga e kaluara legjendare e shpatave dhe pushkëve të lirisë dhe për shpalosjen e  vlerave autoktone …

Image

Manifestimi u shënua pikërisht në ditëlindjen e ish presidentit dr. Ibrahim Rugova

Pikërisht, më 2.12.2017, në sallën e restorantit “Univers” në Pejë, në prani të një numri të konsideruar mysafirësh dhe artistësh, pikërisht në ditëlindjen e ish presidentit dhe shtetformuesit të Republikës së Kosovës, figurës emblemë dr. Ibrahim Rugova, që bashkërisht (ansambli dhe presidenti) janë rrënjë rugove, rrënjë të këtij monumenti natyror të shqiptarëve i cili pasqyron jetën mes maleve, pa stinë, me natyrë të mrekullueshme, me borën e përjetshme në maja, që duket si një rojë besnike e qiellit, atje ku natyra bën ligjin, në ditëlindjen e 70 prezantoi begatitë shpirtërore të trashëguara dhe të përcjella nga brezi në brez.

Shumësi pjesëmarrjeje të personaliteve të shquara vendore dhe përfaqësues nga të gjitha trojet etnike

70 – Vjetorin e AFA e madhështuan: Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, zv. Ministri Ali Berisha, deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës znj. Besa Gaxheri dhe z. Ali Lajçi, kryetari i KK Pejë z. Islam Husaj, drejtori i DRKS-së Pejë, z. Engelbert Zefaj, aktivisti Mehemt Bardhi, drejtoresha e Kulturës nga MK Vjollca Aliu, dhjetëra intelektualë të shquar rugovas të prirë nga prof. dr. Hasan Mujaj, shkrimtari Adem Shkreli dhe prof. dr. Ali Muriqi, po ashtu ishin prezentë edhe pjesëmarrësit e tryezës shkencore e cila u organizua dhe u mbajt nën drejtimin e prof. dr. Zymer Ujkan Nezirit: AFA “Rugova” – thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare, mbajtur në orën 10:00, prof.dr. Zeqirja Ballata, prof.dr. Zeqirja Neziri, prof.dr. Adem Zejnullahu, prof.dr. Afërdita Onuzi, prof.dr. Bardhosh Gaçe, prof.dr. Hamit Xhaferi, prof.dr. Sabajdin Cena, prof.dr. Bukurije Mustafa, prof.dr. Albin Sadiku, prof.dr. Ismajl Doda, prof.dr. Rovena Vata, prof.dr. Bashkim Lajçi, si dhe studiuesit Shpresa Gjonbalaj, Fitim Çaushi, Rini Useini, Melihate Zeqiri, Erodita Çorkadiu, Fitim Veliu, Ali Daci, Haxhi Lajçi etj.            

Këtë manifestim gjithëkombëtar e nderuan me pjesëamarrje edhe  organizata të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, pensionistë, përfaqësues të subjekteve shtërore, komunale, politike, kulturore, përfaqësues të institucioneve të komunës së Pejës, udhëheqës e drejtues  institucionesh shkencore, arsimore e kulturore…

Shënimi i 70- Vjetorit të  Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, u organizua nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe përkrahjen e Institucioneve Qeveritare të Komunës së Pejës dhe Fabrikës “Ujë Rugove”. 

Image

Përshëndetje domethënëse për pjesëmarrësit

Zëri i moderatorëve Dodonë dhe Valdet Hysenaj shënoi fillimin e njw dasme tw madhe. Fillimisht një mirëseardhje për pjesëmarrje në dasmën e madhe përmes një përshëndetjeje – kronologji kohërash erdhi nga  kryetari i Ansamblit z. Vesel Nikçi, pastaj një fjalë rasti e mbajti i zoti i shtëpisë, i pari i qytetit të Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, kurse përmbylljen e përshëndetjeve për të pranishmit e bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, ish gjenerali i luftës z. Ramush Haradinaj.

Rugova gjithmonë nderoi vlerat  

Pas përshëndetjeve AFA “Rugova”, për kontributin shumëvjeçar dhe shumëdimensional, për përkrahjen dhe  çmuarjen e vlerve kulturore  kombëtare nderoi me MIRËNJOHJE të veçanta, punuar në dru: Ish presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani, Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, udhëheqësin dhe themeluesin e AFA “Rugova” Ramë K. Nikçin dhe ish valltarin emblëmë z. Ramë Elez Nikçi, studiuesin prof. dr. Zymer Neziri dhe për kontributin e familjes Demaj dhe të tij veprimtarin prof. Arianit Demaj. U ndanë po ashtu edhe 30 mirënjohje të tjera, në kopertina: z. Osman Kelmendi, z. Adem Shkreli, z. Bajram Beqiraj, z. Adem Tahiraj, z. Shaban S. Muriqi, Malë K. Nikçi, Bajram I. Nikçi, Rrustem B. Nikçi, Kapllan K. Nikçi, Ali D. Nikçi, Sadik R. Abazaj, Raze V. Nikçi, Muradije Muriqi, Sanije Mushkolaj, Hikmete Nikçi, Ajshe Salihaj, Xhevdet R. Nikçi, Haxhi D. Rexhaj, Time Kajtazi – Kastrati, Halil Gashi, Hajdar Mekaj, Sali Sh. Muriqi, shfmu “Përparimi” Drelaj, LTR – Selman Lajçi, Institutit Rajonal të Trashëgimisë – Pejë, Muzeut të Pejës, Ministrisë së Kulturës – Trashëgimisë, DRKS – sektorit të kulturës, dhe bibliotekës “Azem Shkreli”.      

Ansamble dhe ShKA nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova marrin pjesë në ktë ngjarje të madhe

Ishte i gjatë karvani i emrave dhe këngëtarëve pjesëmarrës të përzgjedhur, dinjitozë, debutes,  nga më të dashurit dhe më të dëgjuarit, si dhe i Shoqërive Kulturore Artistike të cilat paraqitën elemente nga më të mrekullueshmet, në një atmosferë vërtetë të denjë, çfarë edhe ishte.

Në fillim është paraqitur dirigjenti Memli Kelmendi me korin e qytetit të Pejës, pastaj recitatorja e vogël Almedina Demaj dhe natyrisht, AFA Rugova,  të cilët me programin e tyre u shquan për mozaikun, ruajtjen dhe kultivimin  e thesareve muzikore.

Programi u begatua dhe vazhdua nga: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe valleve “Shota”, ShKA nga Gostivari, ShKA nga Shkodra, ShKA “Malsori” Gjonaj - Has, AKV “Ilirida” nga Shkupi, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar nga Tropoja, ShKA dhe “Shote Galica nga Drenasi, ShKA “Dëshmorët e Kombit” nga Obiliqi, ShKA nga Skënderajt, të cilët u shquan:

Për nivelin e ekzekutimit të pjesëve të caktuara muzikore;
Për dëshminë se kemi forca krijuese të cilave AFA “Rugova” ua mundësoi shpalosjen e artit të tyre;
Për bashkëpunimin e ndërsjellë me grupe dhe individë të caktuar;
 Për dëshminë në skenë, si prezantim të frymës vëllezërore gjë që kontribuan për krijimin e imazhit pozitiv për  AFA “Rugova”, imazh ky i krijuar për 70 vjet radhazi besnikërisht.

Në sallën “Univers” në Pejë, jehoi zëri i shumë rapsodëve dhe solistëve 

Solistë dhe rapsodë si: Mustafë Ramaj, Arben Pozhari, Pëllumb Vatnikaj, Shaban Demaj, Shkodran Shala, Daniel Kopsaj, Shemsedin Krasniqi, Petrit Karaçica, bekë Nikqi, Shkelzen Kelmendi, Lorik Kasapolli etj., në skenë sollën gjini dhe tipologji muzikore të cilësuara dhe vlerësuara si margaritarë të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

Filmat e shkurtër dokumentarë përlotin të pranishmit

U shfaqën edhe dy filma dokumentarë: Shtegtimi i Malsorit, në regji të Fatos Lajqit, i prezantuar gjatë tryezës shkencore dhe Kronologji 70- Vjeçare e AFA “Rugova” në përgatitje të Faton Bytyqit i cili njëkohësisht shfrytëzoi arkivin e pasur të përfaqësuesit të Ansamblit z. Vesel Nikqit, dokumentarë këta të cilët krijuan një pamje reale të jetës së rëndë të malsorëve në njërën anë si dhe shpalosën rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të kryeveprës së artit rugovas AFA “Rugova”, me të gjitha paraqitjet, sukseset dhe kujtimin pë ata që na kanë lënë.

Çastet, minutat dhe orët e përjetuara në këtë 70- Vjetor do të mbesin në mbamendjen dhe imazhin e akcilit pjesëmarrës si shënim i  veçantë dhe i paharruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat