Shqetësimet dhe kreativiteti idealist në pikturën e Halil Muhaxherit

Kultura

Shqetësimet dhe kreativiteti idealist në pikturën e Halil Muhaxherit

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Mr Bislim Aliu

Pa dyshim, kreativiteti idealist i piktorit Halil Muhaxheri dhe poetizimi i lartë shpirtëror, u vërejt dendur në çdo vepër të tij. Kjo Retrospektivë, e organizuar me veprat e tij, tregojnë njëherit, rrugëtimin dhe shpërfaqjen sensitive të tij. Tregojnë intimitetin dhe s’do mend, i tërë kreativiteti i tij, në tërësi, është me shpërfaqje përmbajtësore. Ndaj, kreativiteti i tij, edhe pse i heshtur, ai asnjëherë nuk heshti. Jetoi dhe krijoi gjithnjë i heshrur dhe në vetmi, me intimitetin e tij shpirtëror e përmbajtësor. Veprat e tij, përherë do të mbesin, arritje e lartë, sensitive, ndiesore dhe fare përmbajtësore.

Pa dyshim, shqetësimet dhe kreativiteti ndjesor, i çdo krijuesi, do të matet përherë, me shpërfaqjen e tij idealizuese, sensitive dhe përmbajtësore. Zatën, këtë idealizëm konkretizues, e kanë vetëm ata krijues, të cilët, në shpirtërorën e tyre, e kanë shpërfaqjen e idealizmit të lartë shpirtëror. Ndaj, në këtë ballafaqim, sensitive e konkretizues, bën pjesë, edhe shpërfaqja tejet ndjesore e piktorit të njohur Halil Muhaxheri.

Para do ditësh, në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, u hap ekspozita Retrospektive, e piktorit Muhaxheri, e titulluar; “Në shqetëime dhe heshtje” , e cila zgjoi interesim të madhe te artëdashësit e shumtë të cilët ishin kurreshtar, ta njohin më për së afërmi kreativitetin e gjithmbarshëm të tij.  Kjo ekspozitë retrospektive, me më se 40 vepra të ekspozuara; natyra të qeta, portrete, peizazhe, nudo dhe kompozicione, tregojnë, gjithsesi, rrugëtimin  e tij shpërfaqës, dhe njëkohësisht, tregojnë, opusin e gjithmbarshëm të tij; sa sensitive e ndjesor, aq edhe shpërfaqës e përmbajtësor.

Ai krijoi, në heshtje, i tërhequr dhe në vetmi, pa ndonjë pompozitet dhe reklamim të madh, por gjithnjë, duke jetuar me shqetësimet e tij shpirtërore dhe idealiste.  Këtë idealizëm të lartë dhe këtë shpirtërore intimiste, piktori Muhaxheri, e tregoi  denjësisht, me një pjekuri të lartë, të kreativitetit ndjesor.  U lind në Gjakovë (1945), jetoi në këtë qytet të krijuesve madhor dhe vdiq  (2013),poashtu në këtë qytet të lashtë e të dashur, me shqetësimet e veta,  shpirtërore, sensitive, idealiste dhe përmbajtësore, duke na lënë vepra  të mirëfillta, idealizuese, ndjesore dhe kuptimplote.

Intimiteti shpirtëror dhe shpërfaqja idealizuese në vizatime

Pa dyshim, kreativiteti idealist i piktorit Halil Muhaxheri dhe poetizimi i lartë shpirtëror, u vërejt dendur në çdo vepër të tij. Kjo Retrospektivë, e organizuar me veprat e tij, tregojnë dendur rrugëtimin dhe shpërfaqjen sensitive të tij. Tregojnë intimitetin dhe s’do mend, i tërë kreativiti i tij, në tërësi, është me shpërfaqje përmbajtësore. Veprat e tij, përherë do të mbesin, arritje e lartë sensitive, ndiesore dhe fare përmbajtësore.

Gjithsesi, intimiteti sensitive dhe shpërfaqja tejet intimiste, e piktorit Muhaxheri, u tregua dendur në 20 vizatimet e ekspozuara, të cilat tregojnë kreativitetin e tij të lartë në vizatime. Këto vizatime të ekspozuara në këtë ekpozitë madhore, rrëfejnë intimen më të lartë poetike dhe poetizimin e thuktë  shpirtëror. Muhaxheri ishte një vizatues solid me një shprehje konkretizuese. Zatën, ky konkretizim dhe kjo shpërfaqje vizatimore, tregojnë ndjesimin e lartë, që ka piktori; për vijë, formë dhe për kompozicion konkretizues, që e shpërfaq piktori me intimitet të theksuar.

Piksynimi i piktorit Muhaxheri, është ndiesimi i tij, që në secilin vizatim, të tregojë maturi dhe formësim ndjesor, duke ia reflektuar  vizatimit të tij, një poetikë të lartë poetizimi. Kjo shpërfaqje idealizuese, u vërejt bukur gati në secilin vizatim, megjithatë, poetika ndjesore, vërehet më bukur në veprat;  “Skica” II, “Skica” VII, VIII,  “Skica” XI, XII,XIII dhe  “Skica” XIV,   XVIII,XIX, e ndonjë tjetër.

Megjithatë, të gjitha vizatimet e tij, në tërësi, mund t’i konsiderojmë, si vepra të pavarura dhe të përkryera. Ndaj, kjo simbolikë e kreativitetit vizatimor, është gjithsesi, arritje e lartë e Muhaxherit, e cila varg e vijë, ka kuptim të lartë realizmi, e shpërfaqur me një kreativitet të lartë idealizues, konkretizues dhe me një shpërfaqje të lartë poetizimi.

Sensualja e lartë e kreativitetit ndjesor në peizazhe

Piktori Halil Muhaxheri, pati gjithsesi, një ndjesim të lartë edhe në pikturë, e sidomos për peizazhe. Kjo tematikë atraktive e piktorit, ishte një mundësi ideale e piktorit, që në secilën vepër të tregonte aftësitë e tija në përdorimin e spektrit të gjërë të parimeve kryesore, në krijimin e veprave të mirëfillta artistike; kompozicionin, kontrastet, gamat koloristike, baraspeshën dhe gërshetimin e konkretizimin e linjave që shpërfaqen në paraqitjen e formave koloristike. Ndaj, peizazhi i bukur natyror dhe imazhet e fiksuara në peizazhet e tij, ishin gjithmonë piksynimi i piktorit Muhagjeri.

Andaj, piktura lazure e pikturimit dhe transparenca e materjes dhe vizatimi, në pikturën e tij, ndërlidhen në një tërësi logjike, duke shpërfaqur gjithnjë,  një kreativitet të lartë sensitive e përmbajtësor. Në çdo peizazh, piktori e shpërfaq bukur, ndjenjen e tij, shpirtin e tij dhe mbi të gjitha e shpërfaq idealizmin e lartë  intimist dhe piktural.

Ai, e ndjeu shpirtërisht ngjyrën, duke përdorur atë, me ndjesimin më të lartë sensitive. Ndaj, në çdo vepër e vërejmë qartas faturën pastuoze të ngjyrave; portokalli, e kuqe, e gjelbër, vjollce, të cilat përherë, me shpërfaqjen e tyre, piktori Muhaxheri, e tregoi  shpirtëroren më të lartë në pikturë.

Gjithsesi peizazhet e tij, tregojnë intimitetin e tij shpirtëror dhe kreativitetin e tij të lartë piktural. Dhe, këtë koncept të ndjesimit piktural, e vërejmë gati në çdo vepër të tij, e për një sensualitet më të theksuar, por edhe më konkretizues,  e vërejmë në veprat;  “Peizazh” I,II,III, “Cabrati legjendar”, Në Drenicë na u ndal Pranvera”, “Mos ma prek ti Shkja Drenicën”, “Moçali”, “Pas shtegut”, ‘Pas djegëjes” e ndonjë tjetër.

Këto peizazhe asociative, janë të shpërfaqura me drithërimën më të lartë shpirtërore. Dhe, për këtë, ato peshojnë dhe reflektohen lartë me idealizmin më të lartë intimist e përmbajtësor.

Në fund mund të themi, se Galeria Kombëtare e Kosovës, ka bërë një punë shumë të mirë për organizimin e kësaj ekspozite Retrospektive dhe së bashku me kuratorin  Esat Valla meritojnë një respekt të veçantë. Andaj, ekspozita Retrospektive “Në shqetësime dhe heshtje” e Halil Muhaxherit, ishte një ngjarje e mirëfilltë artistike dhe estetike, me të cilën edhe njëherë u njohën më për së afërmi me pikturën e piktorit tejet sensitive të Halil Muhaxherit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat