“Titanic”, regjisori zbulon pse Jack duhet të vdiste

Kultura

“Titanic”, regjisori zbulon pse Jack duhet të vdiste

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 16:53
Filmi

Njëzet vjet pas daljes së filmit “Titanic” janë ende të shumtë fansat të cilët nuk e kanë gëlltitur dot vdekjen e Jack, i interpretuar nga aktori Leonardo Di Caprio.

Kështu regjisori James Cameron ka zbuluar arsyen se pse filmi u mbyll tragjikisht. Ndonëse edhe më parë e kishte shpjeguar se pse protagonisti i filmit nuk mund të ngjitej në dërrasën ku qendronte Rose, kësaj radhe Cameron ka shuar çdo dyshim në një intervistë për “Vanity Fair Amerika”, duke treguar se pse Jack duhet të vdiste.

“Bëhet fjalë për një zgjedhje artistike. Dera ishte e madhe sa për të mbajtur Kate Winslet (Rose), por jo peshën e të dyve. Nëse do kishte jetuar, filmi nuk do të kishte kaq shumë kuptim. ‘Titanic’ flet për vdekje dhe ndarje. Jack duhet të vdiste”, shprehet regjisori.

Sipas tij nuk ka rëndësi nëse do kishte vdekur prej të ftohtit apo i goditur nga ndonjë objekt, ai duhet të vdiste.

“Quhet art, gjërat ndodhin për arsye artistike, jo për rregulla fizike”, deklaroi Cameron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat