Gjakova organizon Mitingun e 53-të të poezisë

Kultura

Gjakova organizon Mitingun e 53-të të poezisë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Si asnjëherë më parë, Mitingu i poezisë është shtyrë për tu mbajtur më 1 dhjetor, shkaku i mjeteve financiare që nuk është ndihmuar sipas kërkesës nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gjakovës.

Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, ka vendosur që Mitingun e poezisë ta mbajë në kohë jo të volitshme, më 1 dhjetor 2017, pasi që Ministria e Kulturës nuk iu është përgjigjur kërkesës së Klubit, përderisa Komuna e Gjakovës ka vonuar kaq shumë ndihmën që ka ndarë prej dymijë eurove.

Megjithatë, Mitingu do të mbahet më shumë për të ruajtur traditën e vazhdimësisë, se sa të manifestojë projektin e programin e vetë, pasi që vonesa kaq e gjatë, nuk e ngërthen atë që ne e quajmë traditë, duke e ditur se ky manifestim gjithmonë mbahej në pranverë, kur edhe e ka ditën e themelimit.

Janë bërë përgatitjet, deri diku në nivelin që mund ta mbajmë Mitingun, ku do të mbahet tribuna, që trajton tematikë për letërsisë, shpërblimet për librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve dhe Orën e Madhe letrare.

Po ashtu janë ftuar poetë e studiues nga trevat shqiptare, ku çalojmë me poetë ndërkombëtarë në mungesë të financës dhe kohës së shkurtër.

Mitingu do të hapet më datë 27 nëntor 2017, në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, për nderë të Ditës së flamurit, duke kujtuar të gjithë krijuesit e themeluesit e Klubit që janë ndarë nga kjo jetë e që kanë lënë gjurmë të pa shlyera në letërsi. Në këtë orë përkujtimore do të lexohen poezi nga krijuesit postmortum me pjesëmarrje nga artdashës dhe familjarë të tyre.

 Më 1 dhjetor, e premte, në orën 16:00, nisë Tribuna e Mitingut, që trajton  prozën shqipe nga studiuesit që vijnë  nga Tirana, dhe këndej kufirit.

Në orën 18:00, mbahet Ora e Madhe letrare e Mitingut, ku do të ndahen shpërbilmet dhe do të lexojnë 25 poetë të ftuar për këtë manifestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat