Përherë në luftë ishin pëllumbat e bardhë me korba

Kultura

Përherë në luftë ishin pëllumbat e bardhë me korba

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Të nëpërkëmbur  ishin deri në poshtërim

Ishin të pambrojtur, ishin në rrezikimin.

Para 140 vitesh të ndjekur e të përbuzur

Sa e sa vite pritën për të qenë të lumtur.

 

Shumë vite jeni endur mes lumi e mali

Për hallin e juaj s’patët kujt t’i qaheni.

Kërkuat që e keqja sa më shpejt të shporret

Për t’u kthyer në trevat e juaja ku i kishit varret.

 

140 vjet më parë drama ishte bërë edhe pjesë e jona

Përherë në luftë ishin pëllumbat e bardhë me korba.

Shumë vite u mbajtën mbërthyer, o shqiptarë

Ngrituni se koha po thërret për trojet e juaja që kanë mall !

 

140 vjet që prisni mëngjese, ato që i kishit atëherë

Sa e sa dimra kaluan, s’ju erdhi ajo pranverë.

Të sotmen vendosmërisht e kemi shpaluar

Më s’do të mbetemi peng, trevat tona për t’i kërkuar.

 

Me lirinë e Kosovës, ju me lehtë frymoni

Për trevat tona (të juaja) përherë mendoni !

Kosova jonë e dashur e fitoi këtë liri

Ëndërra shekullore do t’ju realizohet me shpejtësi.

 

Peng s’duhet të mbeteni as për një fjalë

Se ditë e jona me shpejtësi ka ardhë.

Në lirinë e kësaj toke thua se zgjatet jeta

Edhe mëngjesit tonë për kthim i themi eja, eja !

 

Do t’na mbajë shpresa e do të punojmë

Që sa më parë në trevat tona të shkojmë

Se ëndërra për t’u kthyer na jep fuqi

E shpresa për ta popullzuar atë vend na mban përsëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat