Në Lezhë

Kultura

Në Lezhë

Nga: Tahir Bezhani Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 08:35
Foto ilustruese

 

Atë ditë në Lezhë

Sytë e mi puthen kalanë

Drini gurgullonte  këndshëm

Në heshtje ecte

Recitonte poezitë e kohëve të ikura.

 

Fletët e një shelgu dridheshin

Si valltaret e Tropojës, hareshëm

Puhia i miklonte fytyrat tona

Poetë të tubuar nga  gjithë vendi

Buzëqeshnin përqafimeve të gjata

 

At Gjergj Fishta në bronz

Përkushtim i krenarisë  së  takimit

Aty afër,gjithmonë kokën lart

Një shatërvan derdhte ujin nga gurrat

Flladiste zemrën time gëzueshëm

Para se t’i dilte flaka...

 

Si hije pranë vërej një siluetë

Më shitoi  bukuri e saj

I ngrirë mbeta para atij afshi

Tym më dilte para syve

Përqafoj shatërvanin  statujë

E shtërngoja si i gurëzuar dyshimeve

Do të doja ta puthja,kisha frikë nga zjarri

T’ia puth  sytë që shpojnë thellësive

Ato buzë shije  mjalti

 

Në kullë dëshirash  u ngujova

Kujtim i gjatë mbetët kallja

Gërvishtjet e shpirtit shprushin dhimbjeve

Shikimet  më vijnë pas

Përcjellin psherëtimat e enjtura

Më shoqëron përmallshëm  bukuria

Lezhë moj

Muza ime....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat