Dobësitë e veprës dhe konceptit te “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”

Kultura

Dobësitë e veprës dhe konceptit te “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”

Nga: Ilir Muharremi Më: 14 tetor 2017 Në ora: 20:40
Dobësitë e veprës dhe konceptit te “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”

Nëse analizojmë konceptin në katalog dhe veprën si imazh tredimensional kemi një disharmoni ndërmjet asaj çka shkruan dhe asaj çfarë shohim. “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”, titullohet vepra fituese e artistit Dardan Zhegrova në ekspozitën kolektive të fotografisë “Çmimi Gjon Mili 2017”, që u mbajt në Galerinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Kjo vepër së pari nuk është fotografi ashtu siç kërkohet në këtë ekspozitë, por “instalacion”, ndoshta kemi një përzierje ndërmjet kërkesës së konceptit kuratorial: “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona”.

Në katin e dytë menjëherë në hyrje në anën e majtë ndodhet një pëlhurë e gjelbër e  varur në mur dhe e shtrirë në dysheme, në fillim të pëlhurës është një mbajtëse partiturash. Por në vend të partiturave aty janë vendosur polaroid për ekspres-fotografi. Në fotografi nuk mund të shohësh asgjë, përveç reflektimit të dobët të vetvetes, thjeshtë monotoni dhe asgjë estetike, ngaqë vet shikuesi nganjëherë mund të bëhet përcaktuesi i veprës, por ku mbetet logjika shkencore e thellë e artistit? Thjeshtë një asgjë, fotografi të pazhvilluara dhe të pa ndikuara. Mos të harrojmë se arti provokon, por asgjënë s’mund ta quaj provokim.

Duket si studio e vogël e improvizuar, por duhet ndarë improvizimin dhe realitetin e skenës. Te shumë aktorë thuhet se nëse improvizojnë mbetën vetëm improvizues e jo aktor.

Tjetra, titulli në art, libër, punim shkencor është pjesa kryesore që lidhet me tekstin ose punimin. Ky titull i pavarur krejtësisht me imazhin, shprehë një dobësi analitike nga vetë artisti. Nëse jemi artist nuk do të thotë se nuk jemi vetëkritik dhe analitik ndaj kronologjisë, lidhshmërisë konceptuale. Këtu fare s’ka kronologji, kuptim me atë “E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar”. Ku është ajo që dëshmon kërcimtarin?  Para se të botohen tekstet rreth shpjegimit të punimeve duhet të analizohen thellësisht a korespodojnë me atë çfarë thuhet në tekst, apo diçka tjetër është teksti e diçka tjetër është vepra. Teksti mos të jetë një letërsi e kotë me të meta poetike apo si tendencë e shprehjes estetike tekstuale. Ja koncepti origjinal nga katalogu:

“E dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar.

Puna e dija se një ditë do të bëhesha kërcimtar përbëhet nga pesëdhjetë filma Fuji, një stendë muzikore, dhe një sfond kryesor Chroma, një model që përdoret zakonisht për të xhiruar film, në të cilin mbivendosen imazhe të palëvizshme dhe të lëvizshme në postprodukt. Nuk ka asnjë kontribut personal ose përpjekje nga ana e artistit. E paraqitur si një skulpturë dhe/ose skenë (filmi, fotografie apo edhe skenë teatri), ku audienca mund të ndërveprojë me të dhe mbi të, puna bëhet një deklaratë që mund të zhduket dhe të mbetet vetëm si kujtim. Zhegrova është i interesuar të hulumtojë saktësisht këtë proces të ndarjes vizuale (‘ndarja me’), të krijimit dhe zhdukjes – në këtë rast, shtresat e punës (nga artisti) dhe reflektimi (nga audienca) po mbivendosen me njëra-tjetrën, duke mjegulluar definicionin e ‘punës’ dhe atë të ‘imazhit të autorit’, që është ajo që epoka e medias dhe ekonomia jonë dixhitale po prodhon vazhdimisht në një nivel global”.

Asgjë nuk arsyetohet me titullin me atë se si e kuptoj që do bëhet kërcimtar. Më mirë do ti shkonte se “E dija se një ditë do të bëhesha kameraman”...

Juria e përberë nga Eleni Laperi, Vahida Nimanbegu dhe Afrim Spahiu zgjodhën fituesin, kurse në ekspozitë kishte artist ndërkombëtar, dhe është dashur bile sëpaku njëri prej jurisë me qenë ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat