Dashta me ju pyet e me u thanë…

Kultura

Dashta me ju pyet e me u thanë…

Nga: Doni Sadikaj Më: 10 tetor 2017 Në ora: 06:07
Doni Sadikaj

Dashta me ju pyet, në këtë mesnatë:

Si gjumë kaq kollaj ju po fleni,

 Se mue s’po më merr’, s’po më merr…!

Kur po shoh t'ritë tuj ik prej ktuhit…!

 

Kur po i shoh prindit me zemër t’damé,

Kur shpirtin atyne ja u bllokon vetmia,

Kur rrinë ata fmitë e vet për pa i pá,

A e dini sa i rrok’ merzia, sa i rrok merzia…?!

 

Kur prindit’ qajnë e qajnë çdo natë

 E, aty, kurrkush s’ka për me i ngushllue,

E kur n'mjes fmit n'shkollë si kan’ me i çue.

Kur s’kan’ me ka thonë ni gjys t'shkretë fjale,

Se, ata, fmitë e vet nuk i kanë aty pranë…!

 

Ah, deshta me u thanë, me ju thanë deshta:

Se shpirtin atyne ua keni vrá, ua keni vrá,

Prej duerve fmitë ua keni dá, ua keni dá…!

 

Eh…, atyne ua keni mbyll çdo anderr n'dry,

Oh…, ua keni qitë atyne dhe lotin n'sy…!

 

 Po a keni shpirt, a keni shpirt…due me ju pyet:

Si dreqin ndergjegjia ende s’ju ka myt’, mytë…!

 

Pash t’madhin Zot, si sytë i mbyllni natën,

Kur ua dátë, kur ua dátë… fëmive Nanen…!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat