Kumbaro vesh fustanellën, gati për “Fustanella Festival” në Gjirokastër

Kultura

Kumbaro vesh fustanellën, gati për “Fustanella Festival” në Gjirokastër

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:32
Robert Bisha dhe Mirela Kumbaro

Nesër nis Festivali “Fustanella Festival”, festivali më i ri në Shqipëri, por që ka për qëllim rikthimin e fustanellës, një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve .

Mirela Kumbaro, ministrja e Ministrisë së Kulturës sapo ka veshur një fustanellë, dhe bashkë me drejtorin artistik të këtij festivali, Robert Bishën, duket se janë gati për këtë rrugëtim që do të zgjasë deri më 21 maj.

“Marrëveshja për Fustanellën u arrit!Unë dhe Robert Bisha ramë dakord që Fustanella Festival do të mbahet në datë 19 – 20 – 21 mAJ, në Kalanë e Gjirokastrës.
Fjalë burrash! Dhe grash!”, ka shkruar Kumbaro në Facebook, ku pas tyre shihet edhe fotografia e Shote dhe Azem Galica.

“Fustanella Festival” do të mbahet në Kalanë dhe Qendrën Historike të Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat