Kryeparlamentari thërret Presidentin

Kultura

Kryeparlamentari thërret Presidentin

Nga: Jan Kosova Më: 11 maj 2017 Në ora: 19:02
Jan Kosova

Pronto pronto a është Presidenti?

Në tur të dëgjimit krejtë jam zhytë

si do ja bëjmë ne të shkretet

nese n“zgjedhje  dalim Parti e dytë

 

Hajt bre mik s“ke pse merzitesh

Vizitoj unë në verë mergimtarët

ju tregoj krejtë qka kemi arritur

Prapë shtroj darkë për arsimtaret

 

Unë për ju kam luftuar

Unë ua kam sjellë lirine

unë e shpalla pavarësinë

unë do ta bëjë edhe ushtrinë

 

Unë po merzitëm o kryetar

Se ma nuk po e hanë misrin

Se kushtetuesja ka pas vendosur

Partia ma e madhe kryeministrin

 

Për gjykatë mos u brengos

unë kryetarin e kam pas larguar

por për të ardhmen jam kujdesur

Tezën e ti n“gjykatë kam  dërguar

 

Edhe nese nuk kemi ndikim

E numrimi ne na lë mprapa

kemi ne shumë mundësi

Se në verë njerëzit i zë vapa

 

Edhe nese ndodh ma e keqja

Rezultatin nuk e pranojmë

Prapë kërkojmë zgjedhje të lira

Prapë kuvendin e bllokojmë

 

Ne kemi shumë kuadro të afta

i thrrasim në këshillim

Prapë i japim një honorar

Ministrit tone për arsim

 

E pastaj sipas „rregullave“

Kur njerzit e humbin durimin

prapë e pyesim Kushtetuesen

pas një muaji e merr vendimin

 

Të na falni të dashur qytetarë

Herën e fundit na paska ndodhur një lëshim

prapë lejohen koalicione paszgjedhore

dëshirojmë demokraci si në Perëndim

 

gazetar e intelektual atëhere qetësohen

e nuk ka lidhje kush zgjedhjet fiton

bëjmë koalicion me parti të vogla

kryeministri ne prapë na takon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat