Pyetje dashurie

Kultura

Pyetje dashurie

Nga: Jan Kosova Më: 3 prill 2017 Në ora: 08:31
Jan Kosova

Desha sot ta bëj një bisedë me mua

Për  dy gjëra që gjatë më kanë penguar

Por si gjithnjë prapë e lash për neser

të vertetën ta di as që kam tentuar

 

Janë gjithnjë bashkë apo të ndara

A ka lumturi edhe pa dashuruar

A ka fillim të ri, nisje nga e para

kur rrugë e nisur nuk ka perfunduar

 

Se sa e dua unë mendoj se e di

Por nuk e di nese ajo më don

Sa shpesh e dëgjoj  fjalën lumturi

a është vetëm frazë, apo egziston

 

Dashuria per mua është diqka e shenjtë

edhe nese mbetet rrugë me një drejtim

Se sa shumë e dua, le të mbetet sekret

qe mbahet fshehur thellë në shpirtin tim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat