Legjendë e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Kultura

Legjendë e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Nga: Naxhije Doçi Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:29
Naxhije Doçi

Prej motit të mbaj mend plot shend e verë

perlë e adhurimit tim purpur,

Nexhmije Pagarusha

emër i bekuar me rreze dielli praruar  

Legjendë e Gjallë e Këngës Shqipe

në altarin e krenarisë.

 

Përherë e flakëruar hapëroje 

si një yllnajë e pashuar që ndriqon shtigje

me zërin magjik cep më cep

dhuratë e shenjtë përëndie

që mori dhenë

edhe m’atë anë hartës së prangosur të atdheut.

 

Nuk kam si të të pikturojë ndryshe

në spikamën e vargësimit  së dëlirë

pos si muzë frymëzimi

për ardhmërinë e ndritur,

ujëvarë e cemtë në orbitën e çelur

që erdhe në jetë me diellin pranverorë

me buzëqeshjen e majit rrëzëllues

stinës për t’i dhënë krah bulëzimi

për dehje hovesh me erreze zgjimi.

 

Shëmbëllimë në përmasa flakërimi

zëri yt gurrë e kristaltë në gurgullimë,  

simfoni e dehur

imazhin tëndë rrëzëlloi

në përthëkim të trungut sublim

krejt mur e nur që nuk shuhet kurrë

etninë e thinjur me lashtësi shënjtërie.

 

Hënëplotë me buzëqeshje agu

skalitur deri në përkryerje përrallore

melodinë të komponuar e akordoje

në gjuhën shqipe me lashtësi të dëlirë

që të gjithë e kuptuan

e mrekulluan dhe e lakmuan,

është vlerë e traditës, thoje

përplotë histori shkrirë në hirësi.

 

Pjekurisë së shpërthyer  

në rrjedha kulmore të çmuan

Bilbil i Kosovës të vlerësuan,

Nderi i Kombit,

Vulë e shekullit njëzet,

Ambasadore e vërtetë e këngës shqipe nëpër botë.

 

Populli nga thellësitë e zemrës

të thuri vargje të derdhura kurorë

me urata shpirti ta qëndisi falënderimin.

për përkushtimin tënd me ndjenjësi të rrallë.

Simbol i madhështisë së pëlcitur

të thanë edhe

Primadonë e Melosit Popullor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat