Ndërroi jetë Asllan Hyseni, Mjeshtër dhe Dizajner Ndriçimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Kultura

Ndërroi jetë Asllan Hyseni, Mjeshtër dhe Dizajner Ndriçimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Më: 21 mars 2017 Në ora: 00:19
Asllan Hyseni

Më 20.03.2017, në Prishtinë, ka ndërruar jetë punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Mjeshtri dhe Dizajneri i Ndriçimit, Asllan Hyseni (1952 – 2017). Ai u lind në Gragjenik të Dardanës më 29.06.1952.

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka punuar prej vitit 1980 e këndej, fillimisht si Mjeshtër i Zërimit e, më pas, si Mjeshtër Ndriçimi. Në fushën e ndriçimit ka kryer disa kurse dhe trajnime specializimi në Lubjanë, Zagreb dhe Beograd.

Përveç në Teatrin Kombëtar të Kosovës, si Mjeshtër dhe Dizajner Ndriçimi, deri në fund të jetës së tij, ka punuar edhe në teatrot e tjera të Kosovës. Për angazhimin dhe kontributin e tij profesional, në vitin 2012, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është nderuar me Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat