Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi

Kultura

Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:49
Fondacioni Albiz-Logo

Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë interesuarit e moshës prej 15 deri 25 vjet.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dorëzojnë deri më 14 mars 2017, në postën elektronike të Fondacionit Albiz: [email protected].

Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj, çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.

Juria do të bëj përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2017.

Çdo konkurrues nëse është një nga të përzgjedhurit e 10 – shes duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.

Me këtë rast do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para nga të cilat 3(tre) nga juria dhe çmimi i publikut.

Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat