Grabitet me armë në Tiranë, artisti i mirënjohur

Kultura

Grabitet me armë në Tiranë, artisti i mirënjohur

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:37
Baritoni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ylber Gjini

Baritoni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ylber Gjini ka rënë pre e një grabitje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, kur persona të armatosur kanë grabitur makinën e tij, që ishte poshtë pallatit ku banon.

Gjini shkruan në rrjetet sociale se ndihet i kërcënuar dhe i pa mbrojtur nga strukturat shtetërore, përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës e pronës, e për këtë do të kërkojë mbrojtje nga trupi diplomatik në Shqipëri.

“Të dashur miq. Sot në orën 03 nën kërcënimin e armëve një grup grabitësish prej tre vetash rrëmbejnë makinën time që ishte e parkuar poshtë ballkonit. Edhe mbas reagimit tonë nga ballkoni, ata me pistoleta drejtuar ndaj nesh e çuan deri në fund misionin e tyre kriminal.

Jeta jonë e pasigurt dhe gjithashtu dhunimi dhe rrëmbimi i pronës pasiguria e saj por me e dhimbshmja është se mbas denoncimit të menjëhershëm në organet përgjegjëse të policisë ajo nuk "pati" mundësinë dhe aftësinë të neutralizonte këta kriminele.

Tani një makinë e thjeshtë e marrë me kredi 10-vjeçare e një artisti që është rropatur për 25 vjet në skenë, befas zhduket nën kërcënimin e armëve nga racë e fëlliqur kriminelesh dhe të adresuar me përpikmëri mes qindra makinash shumë të shtrenjta.

Në ditët në vazhdim do i kërkoj trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të marrë në mbrojtje jetën time dhe të familjes. Arti me pistoletën nuk mundet të bashkëjetojnë. Flm Zoti i mbrofë Artistët”, përfundon Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat