Iku Dritërori

Kultura

Iku Dritërori

Nga: Albert Habazaj Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 10:05
Dritëro Agolli

Shqiptarëve u iku Shkrimtari,

Shkrimtarëve u iku Pishtari.

Pishtari i pashuar u fik,

Dritëroi na dritëron me dritë.

Pikëllimi ma gufosi fjalën

Dhe deti ma nxiu valën.

Dhe mali, ulliri dhe lumi

Tronditen për Uratën që humbi.

Ai s’humbi, e zuri gjumi

Në krahë të bardhë pëllumbi…

 

Në hidhëroi ikja e Dritërorit

Mu në ujëvarë të kraharorit,

Ujëvara  merr shije të kripur

Për Uratën e letrave që ka ikur.

Nga Vlora, në trishtim Alberti

Dritërorin kujton me lot deti…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat