“Lulja e Shega”, premierë në Gjilan

Kultura

“Lulja e Shega”, premierë në Gjilan

Nga: T. Selimi Më: 5 qershor 2010 Në ora: 14:54

Në 8 qershor në Teatrin e Gjilanit do të jepet premiera e shfaqjes “Lulja e Shega” të autorit Vedat Kokona, me regji të aktorit veteran Jashar Shahiqit, ku rolet do ti luajnë aktorët e këtij teatri. Si mësuam nga Nexhemedin Ymeri, menaxher i teatrit të Gjilanit, ngjarja që zhvillohet në këtë dramë për fëmijë është mjaft e qëlluar dhe interesante. Duke folur për përmbajtjen e saj, ai ka thënë se ngjarja ka të bëjë me një njerkë të pashpirt dhe egoiste me dy çupëza – Shega (vajzën e saj) dhe Lulen (thjeshtrën e saj) e mbetur bonjake nën kujdesin e nënës së Shegës. Kjo njerkë Shegën e përkëdhel, i jep gjithçka, e rrit me gjitha të mirat, ndërsa Lulen bonjake e urren, sillet jonjerëzisht me të. Kjo është një njerkë tipike, ndonëse nuk janë edhe as që mund të jenë të gjitha njerkat si kjo. Shega është një çupë tekanjoze, e keqe, e lazdruar dhe plot me huje e naze. Kurse Lulja është një vashëz e mrekullueshme, e sjellshme, e dëgjueshme dhe mjaft punëtore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat