Njeriu që vulosi dy kohë

Kultura

Njeriu që vulosi dy kohë

Nga: Sinan Kamberaj Më: 22 janar 2017 Në ora: 08:58
ilustrim

Saherë vinte n? New York -
Në Zemrën e Tokës së Shenjtë
Ai fliste për Shtëpinë -
Që e  ruan Zoti dhe Miqtë
Për Gur?t për Dritën për Jetën ...
Por kur fliste pë Zjarrin -
Që kur bie djeg gjithçka të gjallë
Më bëhej se i shtohej
Nga një rrudhë në ballë ...

Njerëzit pëshpërisnin me vete
Dhe e vështronin me habi
Si mund ta shuajë Zjarrin me Frymë -
Ky Njeri?!

*
Dhe vitet shkonin
Borë thinjash reshte
Mbi kokat tona ...

Ai s'e humbi asnëherë Shpresën
Dhe Besimin
Se Dielli i Naimit
Lind andej nga Perëndon ...

Dhe vitet shkonin
E
Çatia zu të pikojë pikëllim
Nga dhimbjet e trarëve
Që kêrkëllinin nga acari
I Dimrit të Vetmisë së Madhe

*
Erdhi Dita e Premtuar

Rrathët e Ferrit të Dantes
Po çaheshin me gj?mim
Nga uturima e Zogjve të Zjarrtë
Mbi Qiejt e Ballkanit -
Të shituar nga Qoftëlarg'ja Plakë -
Tek digjeshin flakë, flakë ...

Njerëzit që ishin bërë Numra
Flisnin me gishtërinj:
Një, dy, tre ... dhjetë, Shtatëdhjetetetë
Shekuj ishin, dit? a net?
Derisa u përmenden:
Sa i hollë kish qenë Kufiri
Midis Jetës dhe Vdekjes!

Atë e kish ditur Njeriu i Mirë!

*
Sakaq të gjallët panë
Tek mbinin lulëkuqe
Mbi pellgje të njoma gjaku ...

O Zot
Ç'Diell i tmerrshëm po lindte
Me dënesa fëmijësh
Dhe gulçima Nënash të dhunuara

*

Sapo ishte çelur Qielli i Dardanisë
Të gjallët rikthyen -
Të folmën e moçme me jehona
- A jeni njehë, oreeeee!

Dhe -
Filluan ta masin kohen:
Para Lufte dhe Mbas Lufte!

Ai tashmë u kish rënë Vulë të Dy Kohëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat