Mos e lini princin të shkojë

Kultura

Mos e lini princin të shkojë

Nga: Agim Xh. Dëshnica Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:58
Në perkujtim të Presidentit

Na ikën  breznitë e  besës e lirisë

ndër vite e shekuj,

ndër mjegullat e përhumbura,

prej  tokash  të  coptuara,

vaditur me gjak e me djersë

dhe  na lanë kumtet e legjendat.

 

Ç’është ky tërmet  në fusha e male,

kjo  erë duhi,

ky pikëllim i rreptë në  ngricë?

Zemrat e të gjallëve u drodhën,

u trazuan shpirtrat e të parëve.

Mali i Sharrit nën borë u trand,

Drini me rrjedhë në acar ushton...

 

Po të ikën o Kosovë

Princi i Paqes!

Po të ikën o Kosovë,

Prijësi i Dritësimit!

Po të ikën o Kosovë,

Heroi  i hijëshëm i Kombit!

Profeti i Pavarësisë!

Rugova! Rugova!  Rugova!

 

Mos e lini Princin të shkojë 

e të prehet në parajsë.

S’është koha për ikje,

është kohë pune,

është koha për veprim,

është koha për shpëtim.

 

Na duhet, buzëqeshja e ëmbël

e premtimit, fjala e burrit:

„ Unë do t’i sjell  Kosovës pavarsinë .”

 

Na duhet,

Rilindasi  i shekullit,

Urtësia e mendimit

për nënshkrimin historik.

 

Na duhet,

Mençuria e përparimit,

për shtegtimin drejt dritës,

lumturisë.

 

Mos e lini Princin të shkoje!

Na duhet ashtu siç duam diellin

pas dimërimit të gjatë,

për rizgjimin e shndritur,

për Pavarësinë e shenjtë,

e Paqen e Kosovës.

Mos e lini Prijësin të shkojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat