Në dheun e Kosovës që e deshe e i këndove me gjithë zemër! ...

Kultura

Në dheun e Kosovës që e deshe e i këndove me gjithë zemër! ...

Nga: Emine S. Hoti Më: 7 janar 2017 Në ora: 11:41
Muhamet Bashota - me këngët e juaja do të jetojë dhe rriten qytetaret e të gjitha moshave dhe gjeneratave

Sonte, ah sonte. Telat e çiftelisë në kullat shqiptare nuk i dridh  dora e këtij  rapsodit. Nuk nxjerrin ajo tinguj e saj. Nuk ia merr këngën si dikur ky rapsod i rrethuar në oden e burrave nga shtatë  djemtë e tij punëtorë, nipat e mbesa, nga nuset e vyeshme e të bukura si zanat e malit dhe dashamiret tjerë të shumte të këngëve folklorike

Është nata e ndërrimeve të mot-moteve. Nata e Vitit të Ri. Një çifteli në qoshen e kullës, sikur loton. Sikur shikon nga fotoja e varur në murit. Dhe gjithçka për rreth e kaplon heshtja.         

Kullën e Muhamet Selman Bashotës në këtë natë të ndërrimit të mot-moteve e ka kapluar heshtja, edhe pse familje shumë anëtarësh, ka heshtje, ka pikëllim. Dhe, në këtë natë të ndërrimit të mot-moteve kujtesa ime kthehet në vitet e rinisë.  Kam nostalgji, dhimbje  që më shpon kraharorin dhe  sytë më mbushen në lot. Kujtojë nipin e dashur Muhamet Selman Bashota, nipin e hasretit i cili edhe për së vdekuri na bënë të ndihemi edhe këtu në Norvegji krenarë që e patëm. Kujtojë përkrahjen e tij kur fillova të këndoja si  e re. Këngës që shumë herë ia merrnim së bashku. Kujtojë vizitën e fundit në familjen e tij në Bubavec të Malishevës. Mikpritjen e tij bujare dhe të gjithë anëtarëve të tjerë kë kësaj familje fshatare.                                                                                   

U takuam pas sa kohe që nuk ishim parë. Takim lotësh e mallëngjimi. Dhe, ia mora këngës si dikur. Ai ishte i sëmurë, por fytyra i buzëqeshte se e donte këngën folklorike. Ai u gëzohej vizitave të njerëzve të dashur. Sonte, ah. Sonte ai nuk është më. Iku duke na lënë me lot në sy, të pikëlluar.  Në natën e 18 nëntorit u nda nga jeta vetëm fizikisht. Sonte, ah. Sonte. Telat e çiftelisë në kullën e tij nuk i dredhin  dorën e rapsodit. Nuk nxjerrin tinguj. Nuk ia merr këngën si dikur rapsodi Muhamet Selman Bashota i rrethuar nga shtatë djemtë e tij punëtorë. Nga nipa e mbesa, nga nuset e vyeshme e të bukura si zanat e malit.  Jo, jo sonte nuk këndon rapsodi. Sonte familja është e pikëlluar. Sonte janë të pikëlluar të gjithë ata që e njohën dhe e deshën  shumë.                                                                                                           

Sonte, e për jetë e mot, të kujtojmë nip i dashur Selamon. Të kujtojmë rapsod i këngës atdhetare folklorike, i qëndrimit burrërorë. Muhamet kënga jote do të jetojë prore, me të do të rriten gjenerata të  reja. Ne të gjithë, rapsod i nderuar Muhamet Selman Bashota, do të punojmë që të ruhet tradita e këngëve  popullore folklorike shqiptare që Kosova të bëhet nuse  e bukur, ashtu siç e deshe e i këndove ti me këngën më të dashur: “Oj Kosovë oj bukuroshe”. Prehu i qetë nip i dashur në dheun e Kosovës që e deshe e i këndove me gjithë zemër!                                                                                      

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat