Veprimtaria e kolonel Xhemal Laçit (1912-1994) përmes dokumenteve dhe kujtimeve ( Jetëshkrim nga Leonora Laçi)

Kultura

Veprimtaria e kolonel Xhemal Laçit (1912-1994) përmes dokumenteve dhe kujtimeve ( Jetëshkrim nga Leonora Laçi)

Nga: Ismet Balaj Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 07:11
Kopertina e librit

Historiania e re, Leonora Laçi, pas librit “Emigracioni politik shqiptar 1944-1955…”, që është temë me të cilën ka mbrojtur diplomën në Universitetin e Tiranës, ka botuar këto ditë librin e dytë “Kolonel Xhemal Laçi nëpërmjet dokumenteve dhe kujtimeve ,jetëshkrim”. Autorja e ka përcaktuar qart titullin: Libri është ndërtuar në tre kapituj. Kreu i parë, Xhemal Laçi para emigrimit (1912-1944). Këtu jepen të dhëna historike për Pukën, gjenealogjia e Laçajve dhe veprimtaria e tij deri në prag të çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistonazistë. Kronologjia e ngjarjeve është formimi arsimor ushtarak duke përfshi edhe Akademin ushtarake në Romë. Pushtimi i Shqipërisë dhe qëndrimi i tij. Dërgimi me ushtrinë italiane në frontin kundër Francës dhe dështimi i Italisë.Pjesëmarrja në luftën Italo-greke dhe internimi i tij me 6000 të tjerë ushtarë dhe oficerë shqiptarë si kundërshtar të luftës.Riemrimi i tij në ushtrinë italiane dhe sherbimi në Tivar e në Ulqin.

Dezertimi i tij nga ushtria në gusht 1943 dhe pjesëmarrja në luftën e Reçit. Kthimi në Pukë dhe pjesëmarrja në disa mbledhje të rëndësishme si Mbledhja e Kabashit dhe qëndrimi i tij. Si komandant i xhandarmërisë gjatë pushtimit nazist dhe krijimi i çetës zogiste. Arratisja në prag të çlirimit të Shqipërisë nga naziztët gjermanë, për shkak se ishte një kundërshtar i regjimit komunist që u vendos në Shqipëri. Kreu i dytë, Xhemal Laçi në emigracion 1944-1992. Në këtë kre pasqyrohen: veprimtaria e tij në grupin monarkist në kompaninë 4000 (në Gjermani) për përgatitjen dhe hedhjen e diversantëve në Shqipëri. Kryerja e detyrës dhe dorëheqja e tij si kryeadjutant i M.T.Leka I. Gradimi i tij kolone.Dekorimet.

Përpjekja për të bashkuar emigrantët (Mbledhja në Madrid e tyre). Shkarkimi si përfqësues i Mbretërisë në SHBA. Intervista e tij për gazetarin Zef Pashk Deda ku shfaqen pikëpamjet, qëndrimet dhe veprimet e tij politike dhe dëshira për kthimin në Shqipëri. Kreu i tretë,Rikthimi i shumëpritur më 1992-1994. Veçanërisht këtu zënë vend intervista për Abaz Kupin,dhënë pasardhjes në Shqipëri dhe botimi i saj në Gazetën “Atdheu”. Kujtimet e Tomë Mrijajt:”Si e njoha kolonel Xhemal Laçin”.

Bashkia Pukë e nderon me titullin:” Qytetar Nderi”. Për realizimin e mirë të tematikës dhe përmbajtjes së librit autorja ka shfrytëzuar Arkivin Qëndror të Shtetit, Arkivin e Mbretërisë (jashtë Shqipërisë) Arkivin e Ministrisë së Puneve të Brendshme etj. Gjashtë botime të autorëve të huaj për Shqipërinë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, si Roberto Battalio, Bruschi, Bethel, Nikolas, Fischer J,Bernd, Robyns Guen etj; Botime të Akademisë së Shkencave, historian shqiptarë si Arben Puta, Beqir Meta,Mentor Quku. Kujtime të disa prej emigrantëve, si Xhemal Laçi, Tomë Mrijaj, Kolë Bibë Mirakaj etj.

Gjithashtu ka shfrytëzuar edhe libra të botuara për historinë e Pukës si Xhemal Meçi, Idriz Meti etj. Leonora Laçi është e mbesa e Xhemal Laçit. Kuptohet se e ka pasur të vështirë të pasqyrojë një realitet historik lidhur më njeriun e gjakut të saj dhe të mbajë paanshmëri. Mendoj se ajo ia ka arritur këtij qëllimit.Me gjakftohtësi shkruan dhe sjell dokumente arkivore, kujtime, vlerësime të tjerëve për personazhin kryesor.

Ajo vetëm bën një ndërtim të mirë struktoror të gjithë librit, duke I parë ngjarjet në kohë, kushte, në vend dhe rrethana të caktuara. Këto ua paraqet lexuesve, të cilët bëjnë vet interpretime e konkluzione për vlerët që ka pasur Xhemal Laçi për të cilat kanë nevojë brezat e sotëm e të ardhshëm. Dokumentet apo fragmente nga librat që citon në këtë jetëshkrim janë marrë tekstualisht nga origjinali, pa selektim frazash, fjalesh a fjalish.

Edhe ky veprim ia shton vlerat librit dhe njëkohësisht edhe autorës. Duke qenë se është e pozicionuar djathtas, ashtu si edhe ata majtas, e ka të vështirë, të shmangë njëanshmërinë,por ballafaqimi me shumë dokumente e libra të gjithëfarshëm pa dallim krahesh për këtë përiudhë historike të ndërlikuar, mund të arrijë në një qëndrim objektiv. Edhe në librin e parë:”Emigracioni Politik Shqiptar 1944-1955” edhe në këtë libër historiania e re Leonora Laçi, mendoj se është në rrugë të drejtë, ecë mirë në “shina”, as majtas, as djathas, por drejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat