Zëri i ndërgjegjes t’na bashkojë

Kultura

Zëri i ndërgjegjes t’na bashkojë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 21:05
ilustrim

Zëri i ndërgjegjes t’na bashkojë

Duhet ta dimë se në këtë Ballkan

Armiqtë e mëdhenj e të vegjël janë njësoj

E në për të qenë në tokën tonë sovran,

Zëri i ndërgjegjes duhet t’na bashkojë

         *          S.P

Mendjet e kombit duhet çmuar

Të mos hamë si të gjallë e të rrimë si të vdekur

Për t’na prirë e mbara në këtë rrugëtim

Mendjet e kombit duhet çmuar e përshëndetur

Se me to zhduket terri, fillon i bardhi agim.

         *          S.P

Mos të sillemi si të fjetur

           Kur jemi të bashkuar

         E nuk sillemi si të fjetur

    Kurrë s’do të jemi të pushtuar

   As nga trojet tona të përndjekur

         *          S.P

Të dëshmohemi për të mirë me vepër

 Me ndërgjegje e vetëdije të zgjuar

Të dëshmohemi për të mirë me vepër

Që asnjë e keqe e shëmtuar

Të mos na ndodhë kurrë më tjetër.

       *          S.P

 

 

 

Me gjirin e kombit të shenjtëruar

Shpirtrat e këqij e të helmuar

Përgjithmonë duhet ta kuptojnë

Në gjirin e kombit të shenjtëruar

Mund të hynë vetëm ata që e meritojnë.

       *          S.P

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat