Panairi i zejeve, 72 artizanë ekspozojnë produktet e tyre

Kultura

Panairi i zejeve, 72 artizanë ekspozojnë produktet e tyre

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 07:32
Panairi

Është çelur panairi i zejeve dhe kreativitetit ku 72 artizantë dhe biznese të prodhimeve bio ushqimore ekspozuan prodhimet dhe punimet e tyre. Ministri Klosi i bën thirrje artizanëve të ruajnë këtë trashegimi të rëndësishme të vendit.

Tiranë- 72 artizanë nga e gjithë Shqipëria prezantuan punimet e tyre në panairin e zejeve dhe kreativitetit.

Punimet me dorë, prodhues të prodhimeve bio ushqimore dhe studentë të arteve ekspozuan për publikun punët e tyre.

Qeveria miratoi ligjin e zejeve muaj më parë dhe Ministri Klosi beson se me lehetësirat fiskale dhe masat e marra do të trashëgohet kjo pasuri e rendësishme e vendit tonë.

Klosi: Ne kemi shumë nevojë që të kemi trashëgimi në zanatet tona. Bisedova me një nga zejtarët dhe më tha se fëmijët nuk ja pranojnë ta vazhdojnë atë zanat. E kemi shumë problematikë që ky biznes të vazhdojë, të trashëgohet.Prandaj po përpiqemi që përmes këtij ligji të krijojmë mundësitë që për familjet që punojnë me duart e tyre, krijojnë me punë të denjë biznese familjare, të ketë shumë lehtësira fiskale.

Panairi do të qëndrojë i hapur këtë fundjavë në Pallatin e Kongreseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat