Erdhi dita

Kultura

Erdhi dita

Nga: Mustafë Shabani, Emmendingen Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:52
Mustafë Shabani

Unë, fuqishëm besoj në profeci

e shenjëta ditë është pikërisht sot

zbriti profeti e lumja Dardani

në ditën tënde nga i lumi Zot!!!

 

Pse më vini ju dhelprak???

Shkriheshit në gaz me amshimin tim

nuk u besova nuk u dua aspak

unë jetoj, ju nuk keni shpëtim.

 

Unë jetoja me Dardanin

ju flamurit i vët zjarr

shpirtin në qiell, këtu kam përjetësin

të dy botërat për ju varr.

 

Hani, pini djersë dhe gjak

vendin keni vu në pazar

jo, dardanët nuk u kan hak

i vrisni ata pse jan shqiptar .

 

Oh moj nënë o tokë Ilire

mjaft durove thuaje një fjalë

këta hiena e kan me hile

flasin shqip, nuk jan shqiptar .

 

Ndëgjojnë gjamën:fusha,male ,kroje

lule, zogj dhe njata lisa

lidhin besën ato troje

erdhi dita, për burrat me plisa .

 

E shenjëta ditë është pikërisht sot

të duam atdhe, besojmë në Hyjni

në ditën tënde nga i lumi Zot

zbriti profeti e lumja Dardani!!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat