Fotografi Roland Tasho nderohet nga presidenti i Hungarisë

Kultura

Fotografi Roland Tasho nderohet nga presidenti i Hungarisë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:15
Roland Tasho dhe Ader Janos

Fotografi i njohur Roland Tasho është nderuar me dekoratë mirënjohjeje nga Presidenti hungarez, Ader Janos.

Motivi i këtij nderimi janë ekspozitat e fotografive më të cilat ka pasqyruar jetën dhe vlerat e Budapestit në Shqipëri.

Dekorata iu dorëzua Tashos nga ambasadori hungarez në Tiranë, Antal Heizer. Roland Tasho shprehet se është shumë mirënjohës për këtë vlerësim. Ai thotë se në fotot e tij ka gjithmonë si qëllim, promovimin e vlerave dhe bashkëjetesës mes popujve.

Tasho është bërë i njohur për fotografitë e realizuara vitet e fundit me tematikë shqiptarët në botë dhe të huajt në Shqipëri. [roland-tasho-2]

Vetëm pak ditë më parë, në kuadër të Samitit të Diasporës, fotografi Tasho hapi një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, pas një pune gati 20 vjeçare për të dokumentuar shqiptarët në të gjithë botën.

E titulluar “Flas Shqip”, në ekspozitë u promovuan figurat e 1000 personazheve të Diasporës shqiptare ndër vite.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat