Gjethe vallëzimi

Kultura

Gjethe vallëzimi

Xhevrije Kurteshi Nimani Nga Xhevrije Kurteshi Nimani Më 3 nëntor 2016 Në ora: 11:47
ilustrim

Atë ditë vjeshte
Në stinë moti
Qielli ngrysej...
Dalëngadalë.

 

Frynte erë
E bënte mjegullë
Ngjyra gri kishte zënë vend
Gjithandej nga shohin sytë

 

Në bankën afër lisit
Një violinist ishte aty
Tingulli i violinës që ai lozte
Mblidhte gjethet një nga një.

 

Në shtëllungë gjethesh 
Të trazuara
Befasi do të shohin sytë
Një çift duke vallëzuar
Bëhen perlë e bukurisë.

 

Binin gjethet një nga një 
Mbuluan tokën si përherë
Edhe notat ndalen ritmin
Ishte vjeshtë dhe bënte ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat