Tani zëri yt të është kthyer në poezi, në kurorë lavdie Abdullah Thaçi

Kultura

Tani zëri yt të është kthyer në poezi, në kurorë lavdie Abdullah Thaçi

Nga: Aziz Bytyçi Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:37
Pamje nga Ora Përkujtimore

Në Pallatin e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u mbajt Ora Përkujtimore kushtuar krijuesit, lauratit të letërsisë për fëmijë  profesor Abdullah Thaçit.Në këtë orë  përkujtimore të organizuar nga redaksia e revistes”Fidani” , morën pjesë romancier dhe studiues të lëtersisë edhe nga Tirana, Shkodra dhe Kukësi për ta nderuar dhe kujtuar  poetin e letërsisë për fëmijë me nam të madh nga të gjitha trojet shqiptare e edhe më gjerë lauratin e poezisë Abdullah Thaçin.

Fillimisht kjo orë e madhe përkujtimore e cila u mbajt ne njeren nga sallat me të mëdha të Pallatit të Kultures ishte e stërmbushur me pjesmarrës, ku nga kori i shkollës së Muzikës "Lorenc Antoni" u intonua himni kombetar dhe ai i shtetit të Republikës së Kosovës.Pas himnit u dha një dokumentar rreth jetes dhe krijimtarisë së bujshme tani të poetit për fëmijë me permasa të mëdha në vend dhe jashtë vendit .Pas dokumentarit, udhëheqësja e programit doli në binë dhe me një fjalë përshendetëse foli edhe rreth historikut dhe biografisë së poetit tani të ndjerë Abdullah Thaçit,pas përfundimit të saj, u ftua miku i poetit të Abdullah Thaçit, studiues i letërsisë nga Shkodra z.Xhahid Bushati.

Studijuesi i letersisë më kumtesën e tij para të pranishmëve pos pershendetjeve ai evokoi  rrefimet e tija per poetin njëherit mikun e tij të ngushtë të poezisë.Jamë  menduar gjatë , se ç’dua të them sonte,në këtë takim me përmasa jot ë zakonshme.Mundë të them shumë e , përsëri mbetem borxh.E,kështu do të ndodhë edhe në këtë rrëfim timin…Do të mundohem të ofroj vitet e largëta , për të kujtuar njohjen e parë; do të “bisedoj” me librat poetikë të poetit Abdullah Thaçi, po do të përcjell edhe disa mendime të kritikës  letrare rreth krijimtarisë së poetit të palodhur,po do të lë ca shenja në vizatimin e portretit e njerëzillëkut të tij, pa do të…pa do të… ta kujtoj me mirësi se Abdullah Thaçi ishte vetë Mirësia.Ashtu siq po ndodh sonte,mes familjarëve e miqve,mes krijuesve e dashamirëve.Ti i shtrenjeti Abdullah,kësaj here,ndryshe nga të tjerat jeton e gjallon në zemrat e këtij auditori,që I përulem me respekt.por ti i dashur jeton edhe më gjërë , sepse jeton poezia për fëmijë e të rinj që shkrove,dhe e shkrove me shpirtin tënd prej një të talentuari.Dhe kjo nuk është pakë.Tani zëri yt të është ktyer në poezi,në kurorë lavdie.Në këto udhëtime poetiko-historike,sigurisht përmes viteve,Taçi ka ruajtur formulat e formulësimit poetic që I mbartën thesaret e popullit.Qdo libër poetic me emrin e ndritur të Abdullah Thaçit,ka një përkujdesje në këtë drejtim,si dhe një “besëdhënje” në drejtim të burimit të lëndës poetike,të cilinë poeti ua ofroi fëmijëve e të rinjve.Ai nisej nga Prizreni me motive e vargje të pafund drejt Vendlindjes,e kthehej nga Vendlindja në Prizren,po me motive e vargje të pafund.Kjo “ece-ja-ke” poetike në mund ta quaj , ka bërë që dritarja e amësisë dhe e femijërisë të rrinë gjithnjë të hapura,për t’u përqafë me diellin e poezisë thaçiane.të një poezie me burim faune e floreale,plotë ëndrra e plotë imagjinatë.Pikërishtë për  këtë “kohë”,studiuesi Faik Shkodra thotë: “Vjershat…shquhen për lirizmin e ngrohtë,për fabulat domethënëse,të cilat paraqesin gjëra interesante,të cilat nga ana e fëmijëve kapen lehtë…”.Ndersa poeti,pedagogu dhe kritiku Xhevat Syla në librin e tij “Kush e shkruan poezinë”, në mes te tjerave,për Thaçin shkruan kështu : “Abdullah Thaçi është  poet i ndjeshmërisë së thellë, i shprehjes precise poetike që mund të krahasohet me koncizitetin e proverbave, me shprehjen që përmbanë në vetë urtinë dhe zhdërvjelltësin e mendjës së gjeniut tonë popullor”. Kurse studiuesi Astrit Bishqemi në librin e tij “Historia e Letersisë Shqipe për fëmijë e të rinj”, kur merr në shqyrtim disa vepra të Thaçit,konstaton : -“Në krijimtarin e Thaçit nuk mungon humori” –“Befasia artistike I bënë edhe më të këndëshem shumë prej vjershave të vëllimit”. Gjithashtu  interesante e në zberthim të shumë fjalëve kyçe të poezisë së Thaçit janë dhe studimet e kritikut me vlera Ramadan Musliu në vepren e tij : “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”. Studiuesi Musliu thotë: “Në poezit e librit “Duke pritur ylberin”, poeti  e lë fëmijen të bëhet fëmijë,nuk e obligon atë dhe nuk e detyron me këshillime.Prandaj mund të thuhet se qenësia e shprehjes poetike e Abdullah Thaçit është qartësia e mendimit,kthjelltësia e disponimit,shprehja plot humor dhe refleksi mobil”.

Në fund miku i poetit laurat Abdullah Thaçit studiuesi i letërsisë nga Shkodra z.Xhahid Bushati tha se: Abdullah Thaçi hyri në Panteonin e Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj,me muzën e poezisë në buzë,si një burim i pastër-pikëloti, që rrjedh e rrjedh papushim… Lum kush pi ujë në at’burim,burim krijues prej muze,burim : sa madhështor aq dhe njerëzor!... Nderim për poetin Abdullah Thaçin,përfundoi z.Bushati.

Pastaj mori fjalën romansier dhe studijuesi i Letërsisë shqipe profesori nga Kukësi Petrit Palushi I cili evokoi disa fjalë për poetin Abdullah Thaçi, i cili i porositi krijuesit prizrenas që këtij laurati të poezisë për fëmijë në tërë botën shqiptare me namë që la duhet që poezit e tija të futen në lektyrë shkollore dhe të bëhet një roman pikërisht për këtë njëri të vlerave të mëdha në Letersin gjithë shqiptare.

Pastaj u ftua  aktori ynë i njohur me repotacion në kinomatografin e filmit në Republiken e Kosovës  z. Xhevdet Doda të dal në skenë para publikut për t’i deklamuar  dy poezi të Abdullah Thaçit.

Nga udhëheqja e programit u ftua edhe djali i poetit Abdullah Thaçit, i cili i pershendeti të gjithë të pranishmit duke ju deshiruar mirseardhje dhe para tyre tha se: ju dashamiret e babit tonë na nderuat pa mas me prezencen tuaj nga Tirana, Shkodra, Kukësi dhe nga qytetet tjera të vendit tonë e në veçanti e nderojmë organizatorin Berat Batiun me krijuesit prizrenas që sonte po e kujtojmë babin tonë dhe mikun tuaj.

Pas poezive Foli mr.Enver Batiu, i cili përpos përshendetjeve ai evakoi disa fjalë për lauratin e poezisë Abdullah Thaçin, i cili para të pranishmëve tha: Poeti erdhe nga një fshat i Pejës i rrethuar me male dhe fusha të mrekullueshme  të grykes së Rugovës në Prizren për të vepruar e punuar si profesor i kimisë, por ushqimi i shpirtit të tij ishte poezia, i cili tërë jetën ia kushtoi ardhmërisë së popullit tonë pra fëmijëve. Rrapi ishte takimi i potetit ku i krijonte poezitë.

Në fund mori fjalën kryeredaktori i Revistes “Fidani” Berat Batiu dhe njëherit organizatori i kësaj mbrëmje përkujtimore për lauratin e poezisë për fëmijë Abdullah Thaçi , i cili me lotë në sy ishte sepse e kishte edhe krah të djathtë poetin tha se ai ishte njeriu që ë themeloi Klubin Letrar në Prizren “F.S.Noli”, ishte redaktor që nga ditët e para të themelimit të revistës për fëmijë “FIDANI”, unë e kisha profesor dhe mik më të shtrenjët ,unë po e ndjej mungesën e madhe, por ai la një bagazh të gjerë ku breza e breza të ardhshëm do t’i lexojnë poezitë e Abdullah Thaçit, i lehtë qoftë dheu i Kosovës.Në fund të gjithë të pranishmit u ftuan në favojen e Pallatit të Kultures në koktej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat