I jepet lamtumira e fundit Telat Agollit

Kultura

I jepet lamtumira e fundit Telat Agollit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:19
Telat Agolli

Është përcjellë për në banesën e fundit akrobati i njohur, Telat Agolli. Homazhet për mjeshtrin e Estradës së Tiranës, u kryen në Teatrin e Kukullave.

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe artistë të Cirkut të Tiranës i dhanë lamtumirën e fundit Telat Agollit.

Ai ishte një nga të parët që krijuan edhe trupën e cirkut pranë Estradës së Tiranës në vitin 1952. Premiera e parë e dhënë nga kjo trupë është ajo e 1959, “Shkopi Magjik”.

Telat Agolli, i vlerësuar për numrat e tij akrobatikë në ajër, të ekuilibrit në trungje biçikletë, në shkopin bambu dhe supe, mbante titullin “Artist i merituar” dhe “Artist i popullit”. Ai u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat