Telefonata në pritje

Kultura

Telefonata në pritje

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 17:21

Ishte caktuar,vërtet shumë më heret ishte sajuar,se në ora 22,patjetër të bëjnë,nga kabina e vetme,një telefonatë në Zvicërr.

Po përse?

Ende nuk dihet,ende asgjë nuk është sqarue.

Përse koha dhe domosdoja e kësaj telefonate,duhej të thuhej haptas në konakun,shumë të vizituar të Gërvallëve?

Mbase kërkohej që lajmësi(shpiuni) të mbyllet leht në kornizën e anonimitetit.

Përse duhej të thehej rregulla e fshehtësisë së azilantit??!!

Ka këtu shumë gjëra të dyshimta,ka këtu shumë gjëra që presin sqarim.Sepse,34 vjet të gjata akrepat e orës-gërshërë janë ngulitur në mishin e njeriut.Dhe,ai mish i pafajshëm duhet të lirorohet dhe lirohet,vetëm kur të demantohet telefonata,të zbardhet krimi.

Brenda asaj telefonate,të kobshme,tekstin e të cilës nuk e dijmë,rrijnë tri vdekje dhe një mal mërzi bashkë me një oqean hamendje e dyshime dhe me plot mallkime që derdhën gjithandej.

Dhe 17, dhjetori i 34-të po afrohet e ne asgjë nuk kemi lëvizur në ndriçim të telefonatës së kobit,të telefonatës së sherrit e tmerrt që na hapi e rihapi tri varre plot mallkim,derisa mallkimi i tyre mbulohet nga sekreti,nga errësira e natës dhe aq më tepër nga indiferenca jonë.

Nga këtu detektivët duhet të nisin pistën e krimit e që pastaj të kemi tërë atë zallahi spiunësh.strehuesish e vrasësish,kur s`do t`i besojmë as vetës sonë.

Sa më gjatë telefonata të rrijë në përgjim e pritje,aq më të padukshme do të bëhen gjurmët e krimit.

Nuset duhet ta thejnë kordonin e heshtjes.

Eu Kadr,eu!

Çfarë martese?çfarë bese e loje deri në likuidim!

Telefonata më nuk duhet të rrijë në pritje e përgjim,sepse të gjithë akterët e plojës,po gjejnë vend vrimave të pritjes.

Deri kur më pritje e tensionim nervash?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat